Rock Hudson
Rock Hudson, (Roy Harold Scherer jr. poashtu edhe Roy Fitzgerald), lindur më 17 nëntor të vitit 1925 në Winnetika, Illinois në SHBA dhe vdiq më 2 tetor të vitit 1985 në moshën 59 vjeçare në Beverly Hills, California, SHBA, ishte aktor amerikan.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai shërbeu gjatë luftës së dytë botërore si mekanik aeroplanësh për United States Navy. Pamja e tij tërheqëse, korrigjimi i dhëmbëve si dhe ndryshimi i emrit ia bënë të mundur një rol të vogël në filmin “Fighter Squadron” në vitin 1948.
Ai ishte para së gjithash në vitet 1950 dhe 1960 yll i shumë komedive dhe filmave vestern. Rolet e tij ishin në të shumtën e rasteve ato të dashnorit, aventurierit dhe të bashkëshortit. Një ndër filmat e tij më të njohur ishte “Giants” (Gjigantët) me Elizabeth Taylor dhe James Dean. Në vitin 1956 ai u nominua për Academy Award për rolin e tij në “Giants” dhe 2 vite më vonë e fitoi titullin “ylli i vitit” nga “Look Magazine”. Një ndër paraqitjet e tij të fundit ne TV ishte një rol i tij i vogël në serinë “Dinastia” në vitin 1984. Hudson ka yllin e tij në Hollywood Walk of Fame në Hollywood Boulevard.
Rock Hudson ishte një ndër prominentët e parë që vdiq nga pasojat e AIDS-it. Një kohe të shkurtër para se të bëhej e njohur se ai ishte i sëmur nga SIDA, ai u deklarua si homoseksual.
Rock Hudson ka qenë i martuar prej 1955 deri më 1958 me Phyllis Gates, e cila (sipas thënies së saj) nuk kishte dijeni për homoseksualitetin e tij.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fighter Squadron ((1948))
- Undertow (1949)
- One Way Street (1950)
- I Was a Shoplifter (1950)
- Peggy (1950)
- Winchester '73 (1950)
- The Desert Hawk (1950)
- Shakedown (1950)
- Tomahawk (1951)
- Air Cadet (1951)
- The Fat Man (1951)
- Bright Victory (1951)
- Iron Man (1951)
- Bend of the River (1952)
- Here Come the Nelsons (1952)
- Scarlet Angel (1952)
- Has Anybody Seen My Gal? (1952)
- Horizons West (1952)
- The Lawless Breed (1953)
- Seminole (1953)
- Sea Devils (1953)
- The Golden Blade (1953)
- Gun Fury (1953)
- Back to God's Country (1953)
- Beneath the 12-Mile Reef (1953)
- Taza, Son of Cochise (1954)
- Magnificent Obsession (1954)
- Bengal Brigade (1954)
- Captain Lightfoot (1955)
- One Desire (1955)
- All That Heaven Allows (1955)
- Never Say Goodbye (1956)
- Giant (1956)
- Written on the Wind (1956)
- Battle Hymn (1956)
- Something of Value (1957)
- A Farewell to Arms (1957)
- The Tarnished Angels (1958)
- Twilight for the Gods (1958)
- This Earth Is Mine (1959)
- Pillow Talk (1959)
- The Last Sunset (1961)
- Come September (1961)
- Lover Come Back (1961)
- The Spiral Road (1962)
- Marilyn (1963) (film dokumentar)
- A Gathering of Eagles (1963)
- Man's Favorite Sport? (1964)
- Send Me No Flowers (1964)
- Strange Bedfellows (1965)
- A Very Special Favor (1965)
- Blindfold (1965)
- Seconds (1966)
- Tobruk (1967)
- Ice Station Zebra (1968)
- A Fine Pair (1969)
- The Undefeated (1969)
- Darling Lili (1970)
- Hornets' Nest (1970)
- Pretty Maids All in a Row (1971)
- Showdown (1973)
- Embryo (1976)
- Avalanche (1978)
- The Mirror Crack'd (1980)
- The Ambassador (1984)