Jump to content

Muzeu i Shkencave Natyrore

Coordinates: 41°19′37″N 19°48′20″E / 41.326984°N 19.805635°E / 41.326984; 19.805635
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°19′37″N 19°48′20″E / 41.326984°N 19.805635°E / 41.326984; 19.805635

Muzeumi i Shkencave të Natyrës "Sabiha Kasimati"[1]Tiranë u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave. Nëntë vjet më pas, në kohën e krijimit të Universitetit të Tiranës, ai kaloi nën vartësinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Katedrës së Zoologjisë (pjesa zoologjike dhe botanike). Ndërsa pjesa e Mineralogji-Paleontologjisë, kaloi nën varësinë e Fakultetit të Gjeologji-Minierave (sot pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës). Në vitin 1969 u riorganizua dhe u pasurua. Në vitin 1996, muzeu veçohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të Shkencave të Natyrës. Në muze ka mjaft eksponate nga bota e kafshëve të Shqipërisë, atje ndodhet i ekspozuar një koleksion nga fauna ekzotike, gjithashtu ka eksponate të drurëve e shkurreve kryesore si dhe herbarin e bimëve industriale. Sektori i gjeologjisë ekspozon mineralet dhe shkëmbinjtë kryesorë të vendit etj. [2] Ne kohet e fundit Muzeu ka kaluar ne nje ndertese tjeter ne afersi te tregut te Elektronikes.

  1. ^ "Muzeu i Shkencave të Natyrës të njihet me emrin Sabiha Kasimati, Gazeta Tema, 8 mars 2018
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2014. Marrë më 4 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)