Jump to content

Tirana Bank

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Banka e Shqipërisë

Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot, pas 18 vjetësh në tregun shqiptar, ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klientëve të saj.

Tirana Bank është pjesë e BALFIN Group dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qënë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qënë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin Tirana Bank, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre.

Sot Tirana Bank ka 52 degë në shumicën e qyteteve kryesore, zonat industriale dhe kalimet kufitare dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i klientelës në të gjithë rrjetin është në standarde profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare të tij. Objektivat në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me “të qenit pranë klientit” dhe kjo tregon se ajo do të vazhdojë të zgjerohet si në aspektin gjeografik, po ashtu dhe në atë të produkteve dhe shërbimeve cilësore.

Personeli i Tirana Bank

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja dhe personeli janë dy pikat kyçe të një banke, për t'i shërbyer sa më mire klientit. Nën këtë filozofi, Tirana Bank ka krijuar një staf profesionistësh, me eksperiencë te gjerë në fushën bankare, të cilët përkushtimin e tyre e identifikojnë me suksesin e bankës. Përkushtimi në punë, respekti ndërmjet kolegëve, shkëmbimi i eksperiencave dhe komunikimi profesional me klientin janë vlerat më të mira të stafit të Bankës sonë.

Kultura e organizatës sonë nxit shpirtin krijues, bashkëpunimin, punën në skuadër dhe shpërblimin e meritave, për të arritur objektivat primare dhe për të përmbushur me sukses misionin tonë.

Tirana Leasing është themeluar në vitin 2004 në Shqipëri dhe ofron shërbime Leasing (qiramarrje të kredituar) për makina dhe automjete transporti me kushte të specifikuara. Ajo është kompania e parë Leasing e hapur në Shqipëri dhe së shpejti do të zgjerojë shërbimet e saj dhe për makineri, pajisje dhe prona të patundshme.

Stafi i kualifikuar i Tirana Leasing u jep klientëve gjithë asistencën e nevojshme për të kuptuar dobitë, që ofron Leasingu dhe si përfitojnë ata prej tij.

Tirana Leasing është pjesë e Grupit Bankar të Pireut dhe tregon seriozitetin e nevojshëm për të përmbushur me sukses objektivat e synuara të grupit ku ajo bën pjesë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]