Zhvillimi i trupit të njeriut
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Njeriu, që nga lindja deri në vdekje kalon nëpër disa faza, ku secila prej tyre ka veçoritë e veta. Njohja e këtyre veçorive u mundëson njerëzve të moshave të ndryshme që të kuptohen më lehtë me njëri - tjetrin.
Në vazhdim, po përshkruajmë në pika të shkurtra karakteristikat e këtyra fazave:
Faza e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fazën e parë bëhet bashkimi i qelizës: veza (mëm) me qelizën e spermatozoideve. Fillon formimi dhe zhvillimi i individit në mitrën e nënës. Në këtë fazë embrioni dhe fetusi varën plotësisht nga nëna dhe në kushtet në të cilat jeton ajo. Për një zhvillim normal të fetusit, nëna duhet të ketë ushqim të rregullt dhe të jetë e qetë në aspektin psiqik, pa shqetësime e situata stresore.
Faza e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fazën e dytë fëmija zhvillohet shpejt në aspektin fizik dhe psiqik dhe i përshtatet jetës në shoqërinë njerëzore. Është më rëndësi në këtë fazë që anëtarët e familjes ta duan fëmijën. Fëmija në shoqërinë e moshtarëve në çerdhe dhe në shkollë, me edukatorë dhe arsimtarë, fiton kulturën e sjelljes si dhe përqafon normat e sjelljes në bashkësi në të cilën gjendet.
Faza e tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza e tretë (e pjekurisë) - është koha e pubertetit, kur i riu piqet ne aspektin trupor dhe psiqik. Kjo kohë te vajzat fillon prej 11-15 vjeç ndërsa te meshkujt prej 13 -15 vjeç. Djemtë dhe vajzat në këtë periudhë ndeshen me shumë ndryshime fizike, që kryhen në organizmin e tyre. Në këtë kohë te meshkujt formohen spermatozoidet, kurse te vajzat piqen vezët e para dhe shfaqet cikli i parë menstrual. Kjo është një etapë që shoqërohet me stres dhe probleme psikologjike tek fëmijët. Prandaj, në këtë kohë, vajzat dhe djemtë duhen ndihmuar me këshilla, tolerancë e mirëkuptim për sjelljet dhe veprimet e tyre në familje dhe shkollë. Kjo është koha kur individi fiton veçori anatomike, morfologjike, funksionale, psiqike dhe sociale të një njeriu të ardhshëm dhe të rritur.