V. Gordon Childe
V. Gordon Childe | |
---|---|
Njohur për | Gërmimin e Skara Brae Teorinë e arkeologjisë Marksite |
Vere Gordon Çajld (14 prill 1892 – 19 tetor 1957), i njohur më së shumti si V. Gordon Çajld, ishte arkeolog dhe filologë australian, i specializuara në studimin e Prehistorisë Europiane. Punojë pjesën më të madhe të jetës së tij si akademik në Britanin e Madhe për Universitetin e Edinburgut dhe më vonë për Institutin e Arkeologjisë në Londër. Çajld shkroi njëzet-e-gjashtë libra dhe ishte një nga përkrahësit e hershëm të arkeologjisë historiko-kulturore dhe arkeologjisë Marksist.
I lindur në Sidneji, Nëu Sauth Uels nga një familje me prejardhje angleze e klasës së mesme, Çajld kreu studimet Klasike në Universitetin e Sidnejit, para se të shkonte në Angli për të studiuar arkeologji Klasike në Universitetin e Oksfordit. Këtu, ai u bë mbështetës i lëvizjes socialiste dhe bëri fushata kundër Luftës së Parë Botërore, duke e parë atë si një konflikt të zhvilluar nga konkurenca imperialiste në dëm të klasës puntore Europiane. Në 1917 kthehet në Australi, ku i ndalohet të punojë në akademi për shkak se ishte aktivistë i majtë-socialistë, prandaj ai punojë si sekretarë i politikanit të Partisë së Punës Australiane John Storey. Me rritjen numërit të Laburistëve, ai bëri një analizë së politikave të tyre dhe u bashkua me ekstremistët e majtë të Industrial Workers of the World. Në 1921 emigrojë në Londër, ku u bë bibliotekar i Royal Anthropological Institute dhe njëkohësisht vazhdoi kërkimet e tij për Prehistorinë Europiane, përmes udhëtimeve të ndryshme në të gjithë kontinentin dhe publikimeve të zbulimeve të tij në punime akademike dhe libra. Duke vepruar kështu, ai prezantoi konceptin e arkeologjisë kulturore të kontinentit Europian në komunitetin arkeologjik Britanik.
Nga 1927 deri në vitin 1946, ai punojë si Profesor i Arkeologjisë në Universitetin e Edinburgut dhe nga 1947 në 1957 si drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Londër. Gjatë kësaj periudhe mbikëqyri një sërë gërmimesh në sitet arkeologjike të Skocisë dhe Irlandës së Veriut, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në shoqëritë Neolitike të Orkney, ku gërmojë vendbanimin e Skara Brae dhe varret e Maeshowe dhe Quoyness. Gjatë kësaj kohe, ai gjithashtu vazhdojë të publikojë shkrime të ndryshme, raporte gërmimesh, artikujë në revista dhe libra. Sëbashku me Stuart Piggott dhe Grahame Clark, Çajld ishte bashkë-themeluesi i The Prehistoric Society në vitin 1934, duke u bërë dhe presidentit i parë i saj. Bindjet e tij të majta, e bën të përqafonte Marksizmin dhe të përdore këto teroritë marksite për interpretimin e të dhënave arkeologjike. Ai u bë gjithashtu simpatizant i Bashkimit Sovjetik dhe e vizitojë atë disa herë, megjithëse u bë skeptikë për politikën e jashtme sovjetike pas Revolucionit hungarez të vitit 1956. Bindjet e tij politike u bën barrier për të hyrë në SHBA, e cila i kishte ndaluar ligjërisht hyrjen, pavarishtë se ishte vazhdimisht i ftuar për të mbajtur leksione atje. Pas daljes në pension ai u kthye në Blue Mountains të Australisë, ku dhe u vetëvra.
Konsiderohet gjerësisht si një nga arkeologët dhe prehistorianët më të rëndësishëm së brezit të tij, ai u bë i njohur si "sintetizues i madh" në punën e tij për sintezën rajonale të kërkimit dhe krijimin e një tabloje më të gjerë të prehistorisë Europine dhe Lindjes së Afërme. Ai ishte gjithashtu i njohur për theksimin e rolit të veçantë së revolucioneve teknologjike dhe ekonomike në zhvillimet e shoqërisë njerëzore, të tilla si Revolucioni Neolitikë dhe Revolucioni Urbanë, i ndikuar nga idetë Marksiste të zhvillimit së shoqërorisë.
Botime nga V. Gordon Çajld
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]title | Viti | Botuesi |
---|---|---|
How Labour Governs: A Study of Workers' Representation in Australia | Në vitin 1923 | The Labour Publishing Company (London) |
The Dawn of European Civilization | Në vitin 1925 | Kegan Paul (London) |
The Aryans: A Study of Indo-European Origins | Në vitin 1926 | Kegan Paul (London) |
The Most Ancient East: The Oriental Prelude to European Prehistory | Në vitin 1929 | Kegan Paul (London) |
The Danube in Prehistory | Në vitin 1929 | Oxford University Press (Oxford) |
The Bronze Age | Në vitin 1930 | Cambridge University Press (Cambridge) |
Skara Brae: A Pictish Village in Orkney | Në vitin 1931 | Kegan Paul (London) |
The Forest Cultures of Northern Europe: A Study in Evolution and Diffusion | Në vitin 1931 | Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland (London) |
The Continental Affinities of British Neolithic Pottery | Në vitin 1932 | Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland (London) |
New Light on the Most Ancient East: The Oriental Prelude to European Prehistory | Në vitin 1935 | Kegal Paul (London) |
The Prehistory of Scotland | Në vitin 1935 | Kegal Paul (London) |
Man Makes Himself | Në vitin 1936, rishikuar në 1941, 1951 | Watts (London) |
Prehistoric Communities of the British Isles | Në vitin 1940, botimi i dytë 1947 | Chambers (London) |
What Happened in History | Në vitin 1942 | Penguin Books (Harmondsworth) |
The Story of Tools | Në vitin 1944 | Cobbett (London) |
Progress and Archaeology | Në vitin 1944 | Watts (London) |
History | Në vitin 1947 | Cobbett (London) |
Social Worlds of Knowledge | Në vitin 1949 | Oxford University Press (London) |
Prehistoric Migrations in Europe | Në vitin 1950 | Aschehaug (Oslo) |
Magic, Craftsmanship and Science | Në vitin 1950 | Liverpool University Press (Liverpool) |
Social Evolution | Në vitin 1951 | Schuman (New York) |
Illustrated Guide to Ancient Monuments: Vol. VI Scotland |
Në vitin 1952 | Her Majesty's Stationery Office (London) |
Society and Knowledge: The Growth of Human Traditions | Në vitin 1956 | Harper (New York) |
Piecing Together the Past: The Interpretation of Archeological Data | Në vitin 1956 | Routledge and Kegan Paul (London) |
A Short Introduction to Archaeology | Në vitin 1956 | Muller (London) |
The Prehistory of European Society | Në vitin 1958 | Penguin (Harmondsworth) |