Jump to content

Thyesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fig.1 Thyesa 1/4

Thyesat janë rezultat i pjesëtimit të dy numrave të plotë. Me fjalë tjera shprehja e trajtës

apo a/b, ku a-ja quhet numërues dhe është numër i plotë kurse b-ja quhet emërues dhe është një numër i plotë i ndryshëm nga 0 quhet thyesë ose numër racional.

Pjesëtimi i dy numrave të plotë nuk është gjithmonë numër i plotë në ato raste themi se kemi pjesëtim me mbetje. Nëse kemi mbetje atëherë thyesa shkruhet si numër decimal p.sh. 1/2 si 0,5 por mund të ndodh që numrat pas presjes të përsëriten pakufi shumë herë p.sh. 1/3 do ta shkruanim rezultati do të ishte 0,333..., pra një numër decimal periodik 3-shi pas presjes dhjetore përsëritet pafund shumë herë. Pasi për të shkruar pakufi 3-sha do të na duhej pakufi kohë po e lëmë më mirë si 1:3 apo 1/3 :-).

Në Kalkulator thyesat shprehen si vijon:

Si shembull do ta trajtojmë thyesën , thyesa d.m.th se një objekt e ndajmë në katër pjesë dhe një prej tyre e marrim(një prej katër pra një të katërtat), në mënyrë grafik(Fig.1):

Pjesëtimi i Thyesave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëtimi i Thyesave bëhet gati i njëjtë me Shumëzimin e Thyesave vetëm se në fillim bëhet rrotullimi i thyesës së djathtë dhe pastaj Shumëzohen Thyesat si që u përshkrau më lartë:

Thyesat e dyfishta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi më lartë thamë se thyesa është edhe pjesëtim i dy numrave (d.m.th. i Emëruesit dhe Numëruesit) mund të kemi idenë që dy Thyesa në vend që ti pjesëtojmë, ty shkruajmë sy thyes. Më poshtë të shohim menyrat me këtë lloj Pjesëtimi

Mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të njëjtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbledhja dhe Zbritja e thyesave janë operacione pak më të komplikuara se shumëzimi dhe pjesëtimi i thyesave

Në qoftë se emëruesit e thyesave janë të njëjtë atëherë mbledhja dhe zbritja e thyesave është shumë e thjesht dhe bëhet si vijon: Emruesi shkruhet në vendin e emëruesit në rezultat kurse numruesat mblidhen gjegjësisht zbriten psh:

Mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të ndryshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbledhja dhe zbritja e thyesave kur numruesat janë te ndryshëm behet ne disa mënyra. Njëra prej mënyrave është si vijon :

Ne numëruesin e rezultatit shkruhet prodhimi i numëruesve te thyesave qe duhet te mblidhen gjegjësisht te zbriten, kurse ne emërues te rezultatit llogaritet mbledhja gjegjësisht zbritja e prodhimeve te emëruesit te thyesës se par me numëruesin e thyesës se dyt me prodhimin e emëruesit te thyesës dyt me numëruesin e thyesës par (Shih figurën).

Ne rastet kur kemi ne numërues numra te mëdhenj preferohet te përdoret shvp-ja (shumëfishi me i vogël i përbashkët) e numëruesve te thyesave(shih me poshtë) te shohim ne një shembull :

(230,123)

Shumëfishi me i vogël i përbashkët (ShVP) dhe Pjesëtuesi me i madh i përbashkët (PMP) i dy numrave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shvp-ja apo shumëfishi me i vogël i përbashkët llogaritet duke i ndar te dy anëtaret ne numra të thjeshtë(2,3,5,7,11,13,17,19,23,29...) dhe pastaj krahasohen zbërthimet e te dy numrave, dhe shihet se psh 3-shi ka dal ke numri i par 3 her kurse ke numri i dyt, 2 herë, ne këtë rast merret 2-shi 3-herë dhe kështu me rradh (shih figurën).

Kurse PMP-ja apo pjesëtuesi me i madh i përbashkët llogaritet ngjashëm i Shvp-ja vetëm se kusht është qe numri i thjeshtë te ketë dal ne te dy numrat(ne shembullin me lart 5-a nuk është te te dy numrat) dhe ne vend qe te marrim maksimumin e paraqitjes si te Shvp-ja, këtu e marrim minimumin, te shembulli me lart pmp(120,36)=2.2.3 (5-n pra nuk e marrim se është zbërthim prim i vetëm njërit nga numrat).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]