Warner Bros. Discovery
Warner Bros. Discovery, Inc. (WBD) është një konglomerat shumëkombësh amerikan i medias masive dhe argëtimit me seli në New York City. Ajo u formua pas spin-off-it të WarnerMedias nga AT&T dhe bashkimit të tij me Discovery, Inc. më 8 prill 2022.
Pronat e kompanisë janë të ndara në nëntë njësi biznesi, duke përfshirë studiot kryesore të filmit dhe televizionit Warner Bros, botuesin e librave komik DC Comics, Home Box Office, Inc. (që përfshin HBO), grupin U.S. Networks (që përfshin shumicën e rrjetet kabllore me reklama të paraardhësve të tij, duke përfshirë Discovery, Scripps Networks, Turner Broadcasting dhe Warner), CNN, Sports (që përfshin Motor Trend Group, AT&T SportsNet, TNT Sports dhe Eurosport, ndër të tjera), Global Streaming & Interactive Entertainment (që përfshin shërbimet e transmetimit Discovery+ dhe Max, dhe botuesin e lojërave video Warner Bros. Games) dhe International Networks. Ajo gjithashtu ka një pakicë të aksioneve në The CW dhe një shumicë të aksioneve në Food Network (përfshirë rrjetin e saj spin-off Cooking Channel), të cilat janë të gjitha së bashku me Nexstar Media Group, dhe i pari së bashku me Paramount Global.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Warner Bros., Turner Broadcasting System, Scripps Networks Interactive dhe Discovery, Inc. kanë histori të përngjitura përgjatë viteve. Warner Bros. u themelua në vitin 1923 nga katër vëllezërit, Harry, Albert, Sam dhe Jack Warner, kompania zuri vendin si udhëheqës i industrisë filmike amerikane para se të zhytej në animacion, televizion, dhe video lojëra. WB është njëri ndër studiot më të mëdhaja amerikane, pjesë e "pesëshes së madhe", si dhe pjesëtare e Shoqatës së Filmave Lëvizës (MPA). Në 1965, Turner Broadcasting System u themelua nga Ted Turner në Atlantë të Xhorxhisë. Një vit më pas, Kinney National Company u krijua dhe dikasteri i tij medial u shndërrua në Warner Communications para se të bashkohej me Time Inc. në 1990 për t'u bërë Time Warner. Si Warner Communications, kompania bëri një sër të madh blerjesh.
Në 1979, Warner formoi një sipërmarrje të përbashkët me American Express (një kompani që merret me kredit kartela), që quhej Warner-Amex Satellite Entertainment. Kjo kompani posedoi kanale kabllore si MTV, Nickelodeon, The Movie Channel, dhe VH1. Warner e bleu gjysmën tjetër të American Express-it në 1984, dhe ia ka shitur një vit më vonë Viacom-it të atëhershëm, që e emërtoi MTV Networks (tash Paramount Media Networks). Në 1982, Warner bleu Popular Library nga Botimet CBS. Ndërkohë u themelua Cable Education Network në 1985 dhe u emërtua Discovery Communications në 1994. Scripps Networks Interactive u themelua si spinoff i dikasterit medial të E. W. Scripps Company në 2008.
Në 1996, Time Warner bleu Turner Broadcasting System; por kompania u bashkua më vonë me web portalin AOL për të formuar AOL Time Warner në 2001, dhe iu kthye emrit Time Warner në 2003.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |