Jump to content

Qarku i Shkodrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qarku i Shkodrës
Stema Qarku i Shkodrës
Qarku i Shkodrës në Shqipëri
Qarku i Shkodrës në Shqipëri
ShtetiShqipëria Shqipëria
SeliaShkodër
BashkitëBashkia Fushë-Arrëz
Bashkia Malësi e Madhe
Bashkia Pukë
Bashkia Shkodër
Bashkia Vau i Dejës
Qeveria
 • PrefektValdrin Pjetri
 • Kryetar i Këshillit të QarkutHilmi Lakti
Sipërfaqja
 • Gjithsej3.562 km2 (1,375 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej200.007
 • Dendësia56/km2 (150/sq mi)
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)
Kodi ISO 3166AL-10
Kodi NUTSAL015
Faqja zyrtareqarkushkoder.gov.al


Qarku i Shkodrës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 1.588 km². Qarku i Shkodrës i përfshin rrethin e Malësisë së Madhe, rrethin e Pukës dhe rrethin e Shkordës. Ka një kryetar Qarku me seli tek Ndërtesa e Prefekturës dhe këshilltarët e zgjedhur nga zonat përkatëse. Qendra e Qarkut të Shkodrës ndodhet në qytetin e Shkodrës. ISO 3166-2-Code është AL-10. Qarku i Shkodrës kufizohet në veri me Malin e Zi, në lindje me Qarkun e Kukësit, në jug me Qarkun e Lezhës dhe në perëndim me Detin Adratik.

Qarku i Shkodrës është një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ai shtrihet nga Alpet e Veriut tek ultësira bregdetare. Gjerësia gjeografike nga 42 50' (Boks, Velipoja) longitude dhe nga 19 54' (Dukagjini) tek 19 17' (Liqeni i Shkodrës) latitude. Vija kufitare ka gjatësinë 304 km, e cila 149 km janë me Malin e Zi. Afërsisht 80% sipërfaqes janë male. Lartësia më e madhe është maja e Jezercës (2,694 m). Klima është mesdhetare; temperatura mesatare vjetore varion nga 7.5 gadë C në Vermosh tek 14.8 gradë C në qytetin e Shkodrës. Temperatura në janar kapet nga -2.7 gradë C tek 5 gradë C; në korrik, 17-18 gradë C tek 24.6 gradë C. Rënia mesatare vjetore e shirave shkon rreth 2000 mm, një nga më të lartat në Shqipëri. Vera është e thatë, zakonisht. Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Ceni, përronj dhe burimet ujore. Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan, 368 km katrorë prej të cilëve 169 km katrorë i përkasin territorit shqiptarë dhe pjesa tjeter i perket Malit te Zi. Faktorët klimaterikë kanë influencuar në rritjen e vegjetacioneve të pasura me më shumë se 1,700 specie. Afërsisht 30% e sipërfaqes është e mbuluar me pyll, që në shumë raste janë dëmtuar nga prerjet pa kriter në vitet e tranzicionit, më së shumti pisha dhe shelqe. Ka gjithashtu edhe një variacion të kafshëve të egra, që kanë ardhur duke u rradhuar.

Të dhëna demografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:

Feja sipas cesusit të vitit 2011
gjithsej: 215 347

  Myslimanë 96 568 (44.84%)
  Bektashinj 147 (0.07%)
  Katolikë 101 617 (47.19%)
  Ortodoks 813 (0.38%)
  Ungjillorë 188 (0.09%)
  Të tjerë të krishterë 38 (0.02%)
  Besimtarë të pacilësuar 673 (0.31%)
  Ateistë 304 (0.14%)
  Të tjetër 20 (0.01%)
  Preferojnë të mos përgjigjen 10 632 (4.94%)
  E pavlefshme /e papërcaktuar 4 347 (2.02%)

Rajoni i Shkodrës ka një popullsi prej 253,225[1] banorësh (2001), i katërti për nga madhësia në Shqipëri. Gjatë 50 vjetëve të fundit, popullsia është rritur me shpejtësi. Që nga viti 1938, popullsia është rritur më shumë se 3 herë. Rritja e popullsisë ka ardhur nga arsye natyrale. Numri i lindjeve është 23 për 1,000 dhe vdekjeve 5 për 1,000. Densiteti i popullsisë është 101.5 banorë për 1 km2.Perkatesia fetare ne Shkoder perbehet nga 70% Musliman, 28% Katolik, 1% Ortodoks, 1% te pa deklaruar

Prefektura e Shkodrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shteti shqiptar në formën e organizimit të tij, përveç pushtetit lokal të zgjedhur direkt nga zgjedhësit, ka edhe një përfaqësues shtetëror, në formën e një pushteti paralel, kontrollues të politikave shtetërore. Ky është institucioni i Prefektit të Shkodrës, i cili ka edhe dy nën-prefektë në Rrethet Malësi e Madhe dhe Pukë. Roli i Prefektit është më shumë mbikqyrës dhe raportues. Ai është tuitullari më i lartë shtetëror në formët e organizimit - përfaqësuesi i shtetit tek pushteti lokal. Përveç Qarkut të Shkodrës dhe Prefektit, forma e organizimit përmban edhe Bashkësitë dhe Komunat, e cila në formën e saj organizative është ekzekutivi. Kështu kemi Bashkësinë e Shkodrës, të Koplikut dhe të Pukës, si dhe një numër komunash, të cilat drejtojnë punët në zonat përkatëse.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Qark Shkodra – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Tregues sipas Qarqeve Popullsi e Qarkut

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]