Pedagogjia muzikore
Pedagogjia muzikore është një fushë akademike e cila merret me studimin dhe mësimdhënien e artit muzikor. Ajo prek të gjitha fushat e të mësuarit që përfshijnë: fusha psikomotorike (zhvillimin e aftësive), fusha kognitive (njohuritë përvetësuese) dhe veçanërisht zonën afektive (gatishmëria e nxënësve për të përvetësuar materiale muzikore, për të kuptuar gjithëpërfshirjen si dhe për ta ndarë me audiencën atë që mësohet në klasë) të muzikës dhe efektet e saj në reagimin fizik dhe emocional të njerëzve. Arsimimi muzikor duke filluar nga mosha parashkollore dhe arsimi fillor përmes arsimit të mesëm është i zakonshëm në shumicën e vendeve, sepse muzika dhe dëgjimi i saj është konsideruar si një nga elementet bazë të kulturës dhe sjelljes njerëzore. Muzika ashtu si edhe gjuha është një aftësi e cila i dallon speciet njerëzore nga speciet e tjera. [1] Veprimtaria hulumtuese e kërkimore në fushën e pedagogjisë muzikore mund të ndahet në
- Hulumtime muzikore historike
- Hulumtime muzikore sistematike dhe
- Hulumtime muzikore empirike-analitike.
Fusha e pedagogjisë muzikore përmban një numër të teorive të të mësuarit që përcaktojnë se si nxënësit mësojnë muzikë të bazuar në psikologjinë e sjelljes dhe njohjes.[2] Përgatitja dhe arsimimi muzikor zakonisht bëhet në shkollat e muzikës të cilat janë një institucion arsimor i specializuar në fushën e studimit, arsimimit dhe veprimtarisë kërkimore e hulumtuese muzikore. Një institucion i tillë mund të jetë edhe si një shkollë fillore ose e mesme e muzikës, akademi muzikore, fakultet muzikor, kolegj muzikor, departament muzikor (në kuadër të një institucioni më të madh arsimor) dhe konservator (konservatorium). Përgatitja, aftësimi dhe arsimimi profesional muzikor përbëhet nga interpretimi në instrumente muzikore, këndimi, kompozimi muzikor, dirigjenti muzikor, si dhe fushave akademike dhe kërkimore si muzikologjia, historia e muzikës dhe teoria e muzikës. [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Yudkin, J. (2008). Understanding Music (p. 4). Upper Saddle River, NJ:Pearson/Prentice Hall.
- ^ Laurie Taetle and Robert Cutietta, Learning Theories as Roots of Current Musical Practice and Research, 279.
- ^ Peggy Dettwiler: "Developing Aural Skills Through Vocal Warm-Ups: Historical Approach of Pedagogical Approaches and Applications for Choral Directors," The Choral Journal, Vol. 30, No. 3 (1989): 13-15, 17-20.