Poliçani
Poliçani | |
---|---|
Popullsia | 10.953 |
{{{postal_code_type}}} | 5403 - 5404 |
Faqja zyrtare | [ Bashkia e Poliçanit] |
Poliçani është një qytet i vogël në pjesën qendër-jugore të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Beratit. I populluar prej afro 10.000 banorësh, qyteti është i rrethuar nga disa kodra, nga të cilat mendohet të ketë prejardhjen edhe emri i tij (poli - shumë (nga greqishtja) dhe çan - kodër (në gjuhën kineze, duke pasur parasysh kontributin kinez të dhënë për ndërtimin e kombinatit, që më vonë do ti jepte jetë edhe vet qytetit)).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti është ndërtuar në vitet '60 (1960) nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve. Qyteti është ndërtuar në vitet '60 (1960) nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve. Lindja e qytetit të Poliçanit ka mbetur e fiksuar në kujtesën e banorëve vendas, si qyteti që zbuti pasojat e krizës ekonomike të zonës dhe ushtroj ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes materiale dhe rritjen e nivelit të jetesës së saj. Poliçani ka qene një fshat i vogël për t’u transformuar më vonë në një qytet industrial. Në vitin 1961-1966 u kthye në një kantier ndërtimi, me objektiv ngritjen e Uzinës Mekanike për prodhime ushtarake, që më vonë do të formonte Kombinatin Mekanik Ushtarak, i cili ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Me fillimin e prodhimeve ushtarake, thithjen e një fuqie punëtorë të konsiderueshme nga disa rrethe të vendit, në vitin 1966-1967 u konsolidua qyteti i Poliçanit me një bazë të fuqishme të industrisë mekanike dhe asaj ushtarake.
Ka qenë për një kohë të gjatë një qytet "fantazmë" rreth së cilit nuk dihej shumë, kjo për motive sigurie.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti ndodhet në lartësinë 519 m m.n.d por prania e lumit Osum i jep qytetit një klimë të tipit mesdhetar, me të katra stinët.
Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, ajo përbëhet nga fushat, luginat, kodrat e deri tek majat më të larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora në 5-6 muaj të vitit. Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 200 m mbi nivelin e detit në luginën e Osumit deri në 2417 m në majën “Çuka Partizane”, në malin e Tomorit. Format kryesore të relievit janë: luginat, kodrat dhe vargjet malore të cilat formojnë një mozaik të vërtetë.
Lugina e Osumit: shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600 m. Kjo luginë ka strukturë sinklinale (terrigjenët e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – Çorovodë.
Mali i Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të mëdha natyrore për turizmin alpin, për eksplorimin nga turistët shqiptarë dhe të huaj, gjeografët, biologët etj. Mali i Tomorit dhe Kulmakut është shpallur monument natyror me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat.
Klima : Qyteti i Poliçanit ka klimë mesdhetare. Ai ndodhet në zonën klimatike mesdhetare – kodrinore, me dimër relativisht të ftohtë, verë të nxehtë dhe reshje jo të shumta, kjo si rrjedhojë e pengimit të erërave shiprurëse nga malet e larta.
Hidrografia : Në pjesën veriperëndimore të qytetit qyteti të Poliçanit ndodhet lumi i Osumit. Ujërat e të cilit përdoren për furnizimin e qendrave të banuara, për prodhimin e energjisë elektrike dhe për ujitjen e kulturave bujqësore.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e Poliçanit ka pasur një luhatje ndër vite. Në vitin 1985 numri i popullsisë ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banorë . Pas vitit 1990 për shkak të emigracionit, lëvizjes së lirë, kërkimit të një jete dhe ekonomie më të mirë, popullsia pësoi një ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogël i Poliçanit drejt qendrave të mëdha të banimit, kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë duke regjistruar në vitin 2009 rreth 10 000 banorë.
Aktualisht numri i popullsisë së Poliçanit është 8372 banorë dhe 2792 familje. Numri i lindjeve në qytetin e Poliçanit është 70 lindje/vit dhe numri i vdekjeve 35 vdekje/vit.
Popullsia e Bashkisë Poliçan përbën rreth 4.7 % të popullsisë totale në qarkun e Beratit. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011 ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit të njerëzve nga fshatrat përreth. Gjithashtu vihet re dhe një tendencë tjetër që kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.
Popullsia e Bashkisë Poliçan do të ndryshoje per shkak të ndarjes së re territoriale (Ligji nr. 115/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”) duke ju bashkangjitur njesia vendore Vërtop me fshatrat (Mbrakull, Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Vodicë, Fushë Peshtan,Peshtan, Drenovë, Lybeshë, Tomor i madh, Tomor i vogël, Bregas), dhe njesia vendore Tërpan Me fshatrat ( Tërpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, Vokopolë, Dodovec, Rehovë, Zhapokikë, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i Vogël).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së Gërdecit mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.
Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si Çorovodë e Berat, por edhe në Tiranë në sasi modeste.
Aktivitetet tregtare janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.
Aktivitetet bujqësore praktikohen në fushat e "Kullusmës", të cilat ndodhen rreth 2 km nga qyteti, terrene këto para rënies së regjimit në pronësi të shtetit dhe me rënien e këtij të fundit iu shpërndanë qytetarëve. Kultivohen më së tepërmi grurë, misër, fasule dhe perime të shumëllojshme. Në kodrat që rrethojnë qytetin kultivohen ulliri, gështenjat, arrat, fiqtë, qershitë dhe rrushi. Prej rrushit nxirret pikë së pari rakia, e cila konsiderohet më e mira në rang vendi. Gjithashtu në lagjen Kalluç ndodhet edhe një serë, edhe kjo e trashëguar prej regjimit komunist, me një sipërfaqe prej 0,5 km² e cila është në gjendje punë dhe administrohet nga fermerë lokalë.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati i Kulturës, i cili ndodhej në qendër të qytetit, kishte sallë kinemaje dhe teatri, bibliotekë, sallë provash muzikore, ambient konferencash e mbledhjesh nuk i shpëtoi dot idiotësisë se bandave kriminale te drejtuara nga kryetari aktual i bashkise ne vitin 1997 dhe u dogj. Kjo ndërtesë vitet e fundit është rikonstruktuar por ende në të nuk është prezent asnjë projekt kulturor, ndërkohë që në vitet kur kjo qendër ishte funksionale qyteti merrte jetë dhe frymë nga kinemaja, biblioteka dhe aktivitetet muzikorë që zhvilloheshin në të.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |