Jump to content

Mohammedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mohammedia
المحمدية‎‎
Qytet
Parku i dedikuar për binjakëzimet e qytetit
Parku i dedikuar për binjakëzimet e qytetit
Nofkat: 
Qyteti i luleve
Popullsia
 • Gjithsej208.612

Mohammedia (Arabisht: المحمدية‎‎) është qytet në perëndim të bregdetit të Marokut mes Casablanca dhe Rabatit në rajonin Casablanca-Settat.

Mohammedia ndodhet 24 kilometra në verilindje të Casablancës. Ndodhet në rrugë dalje të lumit Oued El-Maleh dhe Oued Nfifikh dhe kufizohet me Oqeanin Antlantik në veri, me provincën Benslimane në lindje dhe jug.

Mohammedia ka klimë mesdhetare. Prej nëntorit deri në prill, moti është me shi ku temperaturat mesatare të larta janë 17 deri në 21 °C, ndërsa të ulëta janë 8 deri në 12 °C, sidoqoftë temperatura herë pas here bien në 2 °C në mëngjes ose ngriten 24 °C për disa ditë gjatë dimrit.

Prej majit deri në tetor, moti është i nxehtë ku temperaturat mesatare të larta janë 22 deri në 26 °C, ndërsa të ulëta janë 18 deri në 20 °C, por temperatura mund të tekalojnë 32 °C dhe herë pas here arrijnë 40 °C.

Ana lindore e qytetit është e famshme për shkak plazhit, ku banorët e qytetit, Casablancës dhe qyteteve përreth shkojnë për të notuar.

  1. ^ "Ghent Zustersteden". Stad Gent. City of Ghent. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 2013-07-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)