Jump to content

Mohamed Salah

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mohamed Salah

Salah me Liverpool në 2021.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMohamed Salah Hamed Mahrous Ghaly[1]
Datëlindja (1992-06-15) 15 qershor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaNagrig, Basyoun[2]
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[3]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri11
Karriera me të rinjtë
2004–2005Ittihad Basyoun[4]
2005–2006Othmason Tanta[4]
2006–2010El Mokawloon
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012El Mokawloon38(11)
2012–2014Basel47(9)
2014–2016Chelsea13(2)
2015Fiorentina (huazim)16(6)
2015–2016Roma (huazim)34(14)
2016–2017Roma31(15)
2017–Liverpool69(50)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Egjipti U2011(3)
2011–2012Egjipti U2311(4)
2011–Egjipti62(39)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:50, 5 prill 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23:29, 26 dhjetor 2018 (UTC)

Mohamed Salah Ghaly (Arabishtja egjiptiane: محمد صلاح غالي; lindi më 15 qershor 1992) është futbollist egjiptian i cili luan për klubin anglez Liverpool dhe për kombëtaren egjiptiane.

Salah është një lojtar i shpejtë dhe taktikant me teknika të mira. Ai është i njohur për shpejtësinë e tij, aftësinë e driblimit, kontrollin i topit dhe poashtu aftësia mënyra se si gjen moment të shënoj golë ose të asistoj.[5][6][7][8][9][10] Ai gjithashtu mund të luajë në qendër pas sulmuesit kryesor si një mesfushor sulmues ose sulmues i dytë.[5]

Kur Salah ishte në Chelsea, José Mourinho ka thënë për Salah: "Ai është i ri, është i shpejtë, është kreativ, është entuziast. Kur e analizojmë atë ai duket si një lloj personaliteti i përulur në fushë, i gatshëm për të punuar për ekipin".[11]

Salah filloi karrierën e tij në El Mokawloon. Ai luajti për klubin në Egyptian Premier League dhe bëri debutimin e tij më 3 maj 2010 në ndeshjen kundër EL Mansoura. Ai shënoi golën e tij të parë për klubin më 25 dhjetor 2010 në ndeshjen kundër El Ahly.

Klubi i Superligës Zvicerane Basel kishte qenë duke monitoruar Salah për njëfarë kohe dhe pas katastrofës së Stadiumit Port Said, klubi organizoi një ndeshje miqësore me ekipin e Egjiptit U-23. Kjo ndeshje u zhvillua më 16 mars në Stadion Rankhof, në Basel, dhe pavarësisht Salah luajti vetëm gjatë pjesës së dytë, ai shënoi dy herë. Loja përfundoi me një fitore 4-3 për ekipin e Egjiptit U-23.[12] Baseli më pas e ftoi Salahun që të qëndronte në qytet për një trajnim një javor. Më 10 prill 2012, u njoftua se Salah kishte nënshkruar për Baselin për një kontratë katër-vjeçare duke filluar nga data 15 qershor 2012[13][14]

Ai bëri debutimin e tij zyrtar për klubin në Ligën e Kampionëve UEFA në ndeshjen paraprake kundër klubit norvegjezë Molde FK më 8 gusht 2012, duke luajtur si zëvendësues në minutën e 74. Ai bëri debutimin e tij në ligë më 12 gusht kundër Thun, duke luajtur të dy pjesë të ndeshjes. Ai shënoi golën e tij të parë një javë më vonë, golën e dytë në ndeshjen kundër Lausanne.

Ai shënoi golin e parë të Ligës së Kampionëve një muaj më vonë kundër Maccabi Tel Aviv më 6 gusht 2013 në raundin e tretë kualifikues.[15]

Salah duke luajtur për Chelsea më 1 janar 2015

Më 23 janar 2014, Chelsea shpalli një marrëveshje e pranuar nga Baseli që Salah të vijë në Londër.[16] Më 26 janar 2014, Chelsea shpalli se Salah pranoi të nënshkroj për klubin, duke u bërë lojtari i parë egjiptian për klubin Stamford Bridge.[17] Më 8 shkurt 2014, Salah bëri debutimin e tij për Chelsea në Premier League, duke u bërë zëvendësues, në fitoren 3-0 ndaj Newcastle United.[18] Më 22 mars 2014, Salah shënoi golin e tij të parë për Chelsea kundër Arsenalit në Stamford Bridge në Derby të Londrës, duke u bërë zëvendësuese për Oscar, në një ndeshje që përfundoi me një fitore 6-0 për të Kaltërtit.[19] Më 5 prill 2014, Salah hapi rezultatin dhe më vonë fitoi një penallti dhe ndihmoi në fitoren 3-0 të Chelsea mbi Stoke City.[20]

Huazim në Fiorentina

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 shkurt 2015, Chelsea konfirmoi se Salah do të luaj si huazim për klubin italian Fiorentina për 18 muaj deri në fund të sezonit 2015-16. Salah zgjodhi numrin 74 si shenjë nderi për viktimat e katastrofës që ndodhi në stadiumin Port Said më 1 shkurt 2012.[21][22][23] Gjashtë ditë pas nënshkrimit, ai bëri debutimin në minutën e 65 si zëvendësues për Joaquín në ndeshjen kundër Atalanta.[24]

Në fund të sezonit, Fiorentina njoftohet se ka aktivizuar një opsion për të bërë lëvizjen e huasë të përhershme, por Salah e refuzoi këtë veprim. Edhe pse marrëveshja e huazimit ishte për 18 muaj, Salah refuzoi të kthehej në Fiorentinë dhe në vend të kësaj u bashkua me klubin, Roma.[25][26]

Më 6 gusht 2015, Salah u bashkua me Romën si huazim për ₤5 milionë,[27] me zgjithje që të bëjë marrëveshje të përhershme,[27][28] që raportohet të jetë ₤15 milionë.[29] Ai bëri debutimin e tij më 22 gusht, duke filluar sezonin e ri me 1-1 baraz me Hellas Verona.[30] Më 11 shtator 2015, ACF Fiorentina paraqiti një ankesë në FIFA me pretendimin se Chelsea pohoi shkelje të kontratës, kur ata lejuan Salah të bashkohet me Romët në huazim.[31]

Më 20 shtator 2015, Salah shënoi golën e parë të sezonit kundër Sassuolo për ta ndihmuar Romën ta rikuperoj një pikë pasi ndeshja përfundoi baraz 2-2.[32] Ai shënoi në dy ndeshjet e tij, duke humbur 2-1 kundër Sampdoria[33] dhe duke fituar 5-1 kundër Carpi.[34] Më 25 tetor 2015, Salah u kthye në Stadiumin Artemio Franchi, duke shënuar ndaj ish-klubit të tij Fiorentinës të Serie A për të ndihmuar në fitoren e katërt të ligës për Romën.

Në fund të sezonit, Salah u emërua si lojtari i sezonit duke përfunduar si golëshënuesi më i mirë i klubit me 15 gola në të gjitha ndeshjet (14 në Serie A) dhe gjashtë asistime.[35] Më 3 gusht 2016, Salah nënshkroi kontratë të përhershme.[36] Më 6 nëntor ai shënoi tri gola në një lojë të vetme 3-0 kundër Bologna.[37]

Më 22 qershor 2017, Salah pranoi të transferohet në Liverpool. Ai nënshkroi një kontratë afatgjatë me të Kuqit për një tarifë fillestare prej €42 milion që mund të rritet deri në €50 milion.[38] Numri i tij ishte caktuar të jetë 11 që Robert Firmino ka pasur më parë i cili ndërroi në numrin 9. Ai i'u bashkua klubit më 1 korrik pas hapjes së afatit kalimtar të verës, duke u bërë lojtari i parë egjiptian në Liverpool.[39] Ai shënoi në debutimin e tij kundër Watford më 12 gusht.[40] Më 24 gusht, ai shënoi golën e dytë për Liverpool në lojën shtesë në Ligën e Kampionëve 4-2 (gjithsej 6-3) kundër Hoffenheim, golën e tij të parë në Anfield.[41] Tre ditë më vonë, Salah shënoi dhe asistoi një golë duke fituar 4-0 kundër Arsenalit.[42] Gjatë perfomancës së tij në muajin gusht, ai u quajt Lojtar i Muajit nga përkrahësit e tij të Liverpool.[43]


Më 26 nëntor, Salah shënoi golë kundër Chelsea dhe refuzoi të festoj golën e tij si shenjë respekti për klubin e tij dhe poashtu për sulmin që ndodhi në xhaminë Sinai në Egjipt dy ditë më herët.[44] Ai u bë lojtari më i shpejtë duke shënuar 20 gola në 26 ndeshje, vetëm pas George Allan i cili bëri histori në 19 ndeshje në vitin 1895.[45]

Mohammed Salah u martua me Maggi në vitin 2013 dhe së bashku kanë një vajzë me emrin Meka që lindi më 2014.[46] Vajza e tij u emërua pas qytetit të shenjtë islam. Salah është musliman dhe shpesh feston golat e tij duke bërë sexhde.[47] Salah u quajt si “Faraon” nga shtypi dhe tifozët e tij.[48][49][50] Kohët e fundit, Salah u quajt “Mbreti Egjiptian” nga përkrahësit e tij të Liverpulit.[51][52]

  1. ^ "Egypt" [Egjipti] (PDF) (në anglisht). AllAfrica.com. fq. 5. Marrë më 20 dhjetor 2018.
  2. ^ Hossam Rabie (6 qershor 2018). "Egyptian soccer star's village has mixed feelings about native son" [Fshati i yllit egjiptian të futbollit ka ndjenja të trazuara rreth djalit të tyre]. Al Monitor. Marrë më 20 mars 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: Egypt" [2018 FIFA Kupa e Botës Rusi: Lista e lojtarëve: Egjipti] (PDF) (në anglisht). FIFA. 17 qershor 2018. fq. 9. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 11 prill 2019.
  4. ^ a b Abdel Fattah Faraj; Asharq Al-Awsat (4 mars 2018). "The inspiring story of Egypt and Liverpool superstar Mohamed Salah" [Historia frymëzuese e superyllit të Egjipit dhe Liverpoolit Mohamed Salah]. Arab News (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2018.
  5. ^ a b "Salah Ghaly, Mohamed". Treccani: Enciclopedie Online. Marrë më 10 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Giulia Zonca (6 mars 2015). "Salah, oltre i gol. Le 10 cose da sapere sul prodigio del momento". La Stampa. Marrë më 10 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Matteo Politanò (5 mars 2015). "Tutti pazzi per Salah, il Messi d'Egitto". Panorama.it. Marrë më 10 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Xavi: Salah's speed is unbelievable". A.S. Roma. 29 mars 2016. Marrë më 10 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "AS Roma Awards 2015–16: The complete list of winners -New arrival of the season: Mohamed Salah". A.S. Roma. 30 qershor 2016. Marrë më 10 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Andrea Tallarita. "Salah conundrum for Roma". Football Italia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Salah deal 'influenced by Mata move'". ESPN. Marrë më 24 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Marti, Caspar (2012). "Munteres Testspiel gegen Ägyptens Olympia-Auswahl endet 3:4" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2013. Marrë më 16 mars 2012.
  13. ^ FC Basel 1893 (2012). "Der FCB verpflichtet den ägyptischen Nationalspieler Mohamed Salah". FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 10 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  14. ^ Ahmed Abd El Rasoul (2012). "Egypt rising star Salah officially joins FC Basel". Ahram Online. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Maccabi revival comes too late to halt Basel". Uefa.com. UEFA. 6 gusht 2013. Marrë më 1 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Mohamed Salah: Chelsea agree deal to sign Basel midfielder". BBC Sport. 23 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Salah Move Completed". Chelseafc.com. 18 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2014. Marrë më 26 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Chelsea 3–0 Newcastle". SkySports. 8 shkurt 2014. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Chelsea 6–0 Arsenal". BBC Sports. 22 mars 2014. Marrë më 22 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "MATCH REPORT: CHELSEA 3 STOKE CITY 0". Chelsea F.C. 5 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2014. Marrë më 6 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Salah to Fiorentina on loan". The Independent. 2 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 2 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Salah completed Fiorentina loan". Chelsea FC. 2 shkurt 2015. Marrë më 2 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Fiorentina, Salah sceglie il numero 74: Per le vittime di Port Said". Repubblica.it. 6 shkurt 2015. Marrë më 4 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Fiorentina 3–2 Atalanta". ESPN. 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Mohamed Salah Compensation Reportedly Eyed by Fiorentina". 18 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Mohamed Salah scored against his former club as Roma moved top of Serie A with victory at previous leaders Fiorentina". BBC Sport. 25 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ a b A.S. Roma. "OPERAZIONI DI MERCATO Mohamed Salah Ghaly". Press release. Archived from the original on 26 gusht 2016. https://web.archive.org/web/20160826120757/http://res.cloudinary.com/as-roma-turbine-sandbox/image/upload/v1447686142/asroma-uat/rnn6lwxgerygsbrm1jrj.pdf. Retrieved 27 prill 2018. 
  28. ^ "Chelsea winger Mohamed Salah joins Roma on a season-long loan". The Guardian. 6 gusht 2015. Marrë më 3 shkurt 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Di Marzio, Gianluca (6 gusht 2015). "Roma, ufficiale l'arrivo dal Chelsea di Salah: i dettagli dell'operazione". Sky Italia. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Hellas Verona 1–1 Roma: Rudi Garcia's side fail to win opener as Edin Dzeko, Gervinho and Wojciech Szczesny feature for visitors". Daily Mail. 22 gusht 2015. Marrë më 30 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Fiorentina complain to FIFA over Salah's Roma loan from Chelsea". ESPN. 11 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Roma 2–2 Sassuolo". SkySports. 20 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Sampdoria 2–1 Roma (9/23/15)". Soccerway. 23 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Roma 5–1 Carpi (9/26/15)". Soccerway. 26 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "AS Roma Awards 2015–16: Player of the Season". A.S. Roma. 28 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Salah move finalised". Chelsea F.C. 3 gusht 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Mohamed Salah hat-trick keeps Roma in touch with leaders Juventus". The Guardian. Press Association. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Roma and Liverpool agree Salah transfer". AS Roma. 22 qershor 2017. Marrë më 6 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Liverpool FC complete signing of Mohamed Salah". Liverpool F.C. 22 qershor 2017. Marrë më 22 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Watford 3–3 Liverpool". bbc.co.uk. Marrë më 15 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Liverpool 4 – 2 Hoffenheim". The Guardian. 31 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Liverpool 4–0 Arsenal". BBC Sport. 27 gusht 2017. Marrë më 31 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Mohamed Salah claims Player of the Month award for August". Liverpool FC. 5 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Why didn't he celebrate?! Fans can't believe Mo Salah's reaction to scoring against former club Chelsea". Daily Mirror. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Fisher, Ben (17 dhjetor 2017). "Mohamed Salah shreds Bournemouth to leave Suárez and Rush in his wake". The Guardian. Marrë më 18 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Mohamed Salah is married to Maggi Salah and the couple have a little daughter named Makka". Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 26 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Mehedi Islam. "Chelsea's New Muslim Player Mohamed Salah Celebrates By Prostrating". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Pharaoh Salah aims to fire up Reds too". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Mohamed Salah, the pharaoh who conquered Europe". Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2018. Marrë më 26 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "In Pictures: The Rise of Chelsea's Pharaoh – Mohamed Salah". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Egyptian King Salah robbed by controversial penalties in Liverpool-Spurs thriller". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Liverpool must do everything to keep 'Egyptian King' Mohamed Salah on his throne". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]