Liqeni i Dojranit
Appearance
Liqeni i Dojranit | |
---|---|
Доjранско Езеро Λίμνη Δοϊράνη | |
Vendi | Maqedonia e Veriut, Greqia |
Koordinatat | 41°12′N 22°45′E / 41.200°N 22.750°E |
Liqeni i Dojranit (maqedonisht: Доjранско Езеро/Dojansko Ezero; greqisht: Λίμνη Δοϊράνη/Límni Doïráni) është një liqen me sipërfaqe prej 43.1 km2 (16.6 sq mi) që ndahet midis Maqedonisë së Veriut (27.3 km2, 10.5 sq mi) dhe Greqisë (15.8 km2, 6.1 sq mi). Në perëndim është qyteza Dojran i Ri, në lindje fshati Hakanxhali (greq: ish Ακίντζαλη/Akíntzali, riemëruar Μουριές/Mouriés), në veri të malit Bellasicë dhe në jug është qyteza grek Dojran. Liqeni ka një formë të rrumbullakosur, një thellësi maksimale prej 10 m dhe një gjatësi veri-jug me 8.9 km (5.5 mi) dhe 7.1 km (4.4 mi) në pjesën më të madhe të saj, duke e bërë atë liqenin e tretë më të madh pjesërisht në Maqedoninë e Veriut pas liqenit të Ohrit dhe të Prespës.