Lego
Nga Wikipedia, enciklopedia falas
Ky artikull ka të bëjë me lodrën e ndërtimit. Për kompaninë, shih The Lego Group. Për përdorime të tjera, shih Lego .
Lego (në gjuhën daneze: [leːɡo]; stilizuar si LEGO) është një linjë lodrash plastike ndërtimi, të cilat janë prodhuar nga Lego Group, një kompani private në Billund, Danimarkë. Produkti kryesor i kompanisë, Lego, ka të bëjë me tulla plastike shumëngjyrëshe që shoqërojnë një sërë ingranazhi, figurina të quajtura minifigure, dhe pjesë të tjera të ndryshme. Pjesët Lego mund të montohen dhe të lidhen me njëra-tjetrën në shumë mënyra, për të ndërtuar objekte nga më të ndryshmet. Çdo pjesë e përdorur në ndërtim mund të hiqet përsëri, dhe pjesët mund të përdoren për të bërë objekte të tjera.
Kompania The Lego Group filloi prodhimin e tullave Lego në vitin 1949. Që prej asaj kohe, një nënkulturë globale Lego është zhvilluar. Mbështetja e filmave, lojërave, garave dhe gjashtë parqeve të lojërave Legoland janë zhvilluar nën emrin e markës. Që nga korriku i vitit 2015, 600 miliardë pjesë Lego janë prodhuar. Ekziston gjithashtu edhe një faqe interneti zyrtare e Lego, www.lego.com .[1]
Lloji | Set ndërtimi |
---|---|
Shpikësi | Ole Kirk Christiansen |
Kompania | The Lego Group |
Vendi | Danimarkë |
Disponueshmëria | 1949–tani |