Jump to content

Jurij Hudolin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jurij Hudolin (lindur më 29 maj 1973), poet, shkrimtar, kritik, kolumnist dhe përkthyes slloven. Ai ka botuar një sërë përmbledhjesh me poezi dhe romane dhe njihet për gjuhën e pasur që përdor dhe një qëndrim rebel refuzues ndaj botës.[1]

Pas përfundimit të shkollës së mesme, të cilën e kreu në Pullë dhe Lublanë, u regjistrua në Fakultetin e Arteve në Lublanë, ku studioi për gjuhësi krahasuese dhe gjuhën serbokroate. Pasi mbaroi studimet u bë shkrimtar i pavarur, gjë që vazhdon të jetë edhe sot. Me veprimtari letrare filloi të merret shumë herët, pasi librin e tij të parë me poezi, Če je laž kralj /Nëse gënjeshtra është mbret/, e botoi në vitin 1991, kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Ai ishte kolumnist i Mladina-s, Dello-s, Dnevnik-ut, Večer-it, RTV Sllovenija-së dhe mediave të tjera të njohura sllovene dhe revista e gazeta të tjera dhe një përzgjedhje të tyre e botoi në një libër në vitin 2004 me titull Pusti ti to[2] (Lëreni ju att). Poezia e tij është botuar në shumë revista dhe antologji letrare brenda dhe jashtë vendit[3] dhe romanet e tij priten mirë nga lexuesit dhe kritikët.  

Pas vitit 2005, ai filloi të botojë prozë dhe që atëherë ka botuar shtatë romane dhe një libër me tregime të shkurtra. Në prozën e tij, ai përshkruan kryesisht marrëdhëniet ndërpersonale dhe jetën në qytete dhe vende të ndryshme ku jetoi, nga Mesdheu deri në Ljubljanë kontinentale. Autorin e karakterizon sintaksa unike dhe shprehjet e pasura. Romani i tij më i famshëm është Pastorek /Thjeshtri, e cila është përkthyer në gjashtë gjuhë, së fundmi në gjermanisht sisi Der Stiefsohn (Septime Verlag, Wien, 2019)[4][5]. Romani i Hudolinit Ingrid Rosenfeld, që flet për hebrenjtë, dhunën dhe butësinë, për një vizion piktoresk të botës dhe një dashuri të paepur për letërsinë, në vitin 2014[6] u nominua për çmimin Kresnik: ky roman është një thesar i kanunit të historisë letrare botërore dhe sllovene. Romanet e tij më të fundit Čas lepih žensk/Koha e grave të bukura (Beletrina, 2023)[7][8] dhe Velika in moški spol/Velika dhe gjinia mashkullore (KUD Apokalipsa, 2023)[9][10] kanë pasur jehonë pozitive te lexuesit dhe kritikët sllovenë. Veprat e tij janë trajtuar edhe në punime diplome[11][12] dhe pasuniversitare.[13][14]

Për krijimtarinë e tij ka marrë disa mirënjohje, çmime dhe nominime për çmime dhe ka marrë bursa të ndryshme vendore dhe të huaja.

Librat e Hudolin janë përkthyer në gjermanisht, hungarisht, çekisht, kroatisht, anglisht, maqedonisht, [15] serbisht dhe shqip. [16] Përveç romanit Thjeshtri,[17] në shqip është përkthyer edhe përmbledhja e tij me poezi (poezi të zgjedhura) E revolucionaret e rinj (2015) (përkthyer nga Fadilj Bajraj, Prishtinë, Qendra Multimedia).[18]

Përmbledhje me poezi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Če je laž kralj/Nëse gënjeshtra është mbret, 1991
  • Ajdbog in ptičvolkkača/Ajdzot dhe zogujkgjarpëri, 1992
  • Bestije/Bishat, 1993
  • Divjanje/Tërbimi, 1994
  • Prividi nemirnega čudaka/Iluzionet e një çudnari të shqetësuar,1998
  • Govori ženska/Ju flet gruaja, 2001
  • Ljubezni/Dashuritë, 2008
  • Žival in lakaj najdeta ljubezen/Kafsha dhe lakeu gjejnë dashurinë, 2009
  • Čakanje revolucije in modrosti/Pritja e revolucionit dhe mençurisë, 2013
  • Prištinski dnevnik/Ditari i Prishtinës, 2015
  • Pusti ti to (izbrane kolumne)/Lëreni ju atë (kolumna të zgjedhura), 2004
  • Pudak in Rosenmind/Pudaku dhe Rosenmindi, 2018  

Objestnost (roman)/Llafazania (roman), 2005

Pastorek (roman)/Thjeshtri (roman), 2008

Vrvohodec (roman)/Shëtitësi i majave, 2011

Ingrid Rosenfeld (roman)/Ingrid Rosenfeld (roman), 2014

Osnove ljubezni in zla (roman)/Bazat e dashurisë dhe së keqes (roman), 2016

O smehu Zlatka Čordića (biografski esej)/Mbi qeshjen e Zllatko Çordiqit (ese biografike), 2019

Samohodec (biografski roman / po nekaterih motivih iz življenja Igorja Vidmarja)/Vetmitari (roman biografik / bazuar në disa motive nga jeta e Igor Vidmar), 2020

Pisma s potovanja (eseji, potopisi, portreti)/Letra nga udhëtimet (ese, udhëpërshkrime, portrete), 2021

Čas lepih žensk (roman)/Koha e grave të bukura (roman), 2023

Velika in moški spol (roman)/Velika dhe gjinia mashkullore (roman), 2023  

Ten Slovenian poets of the nineties: [selected poems]/Dhjetë poetë sllovenë të viteve të nëntëdhjeta: [poezi të zgjedhura], 2002

Česko-slovinská literární setkání/Takimet letrare çeke-sllovene, 2003

Mi se vrnemo zvečer : antologija mlade slovenske poezije: 1990-2003/Ne kthehemi mbrëma: antologji e poezisë së re sllovene: 1990-2003, Lublanë: Študentska založba, 2004 

Vraćamo se uvečer : antologija mlade slovenske poezije, 1990-2003/Ne kthehemi mbrëma: antologji e poezisë së re sllovene, 1990-2003, 2006

Savremena slovenačka poezija: (ludilo singulariteta)/Poezia bashkëkohore sllovene: (çmenduria e singularitetit), 2008  

Decametron: dieci poeti sloveni contemporanei: (nati tra il 1960 e il 1980)/Decametron: dieci poeti sloveni contemporanei: (lindur në vitet 1960 dhe 1980), Lublanë: Centro sloveno P.E.N., 2009

Pordenonelegge 2010: Evropa onkraj meja = l'Europa oltre confine: Društvo slovenskih pisateljev na festivalu Pordenonelegge 2010/Pordenonelegge 2010: /Evropa përtej kufijve = l'Europa oltre confine: Shoqata e shkrimtarëve sllovenë në festivalin Pordenonelegge 2010, 2010

• Atlas evropske lirike/Atlas i lirikës evropiane, 2013

Sodobna slovenska poezija v portugalskih prevodih/Poezia bashkëkohore sllovene në përkthime portugeze, 2016

Darovi evropske priče/Dhuratat e tregimit evropian, 2016  

Odisejevo utočište: poezija na tri mjesta = Odisejevo zatočišče/Vendstrehimi e Odiseut: poezia në tre vende = Vendstrehimii Odiseut, 2019

  1. ^ "Jurij Hudolin – Društvo slovenskih pisateljev" (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-25.
  2. ^ Maribor, IZUM-Institut informacijskih znanosti. "Pusti ti to : [izbrane kolumne 2000-2004] :: COBISS+". plus.cobiss.net (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-25.
  3. ^ "Jurij Hudolin — Artist-In-Residence Krems". edit.air-krems.at (në anglisht). Marrë më 2023-08-25.[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Jurij Hudolin: Pastorek (Der Stiefsohn)". SKICA. (në gjermanisht). Marrë më 2023-08-25.
  5. ^ Beletrina, Založba (2008-01-01). "Jurij Hudolin: Pastorek". beletrina.si (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-25.
  6. ^ kultura, Tina Lešničar (2014-06-18). "Pogovor s finalisti za kresnika: Jurij Hudolin". old.delo.si (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-25.
  7. ^ Beletrina v živo: Jurij Hudolin: Čas lepih žensk, marrë më 2023-08-27
  8. ^ "Jurij Hudolin ima rad lepe ženske". www.zurnal24.si (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-27.
  9. ^ "ODNOSI MED SPOLOMA DEFINIRAJO ČLOVEŠTVO - Intervju z Jurijem Hudolinom". apokalipsa.si (në anglisht). Marrë më 2023-08-27.
  10. ^ anja (2023-08-19). "AirBeletrina - Jurij Hudolin: »Brez izkustva tragedije ni plemenite eksistence«". AirBeletrina (në sllovenisht). Marrë më 2023-08-27.
  11. ^ Bedrač, David (2002). Razvoj poezije Jurija Hudolina na ozadju postmodernizma: diplomska naloga (në sllovenisht). D. Bedrač.
  12. ^ Rugani, Goran (2016). Poetika proze Jurija Hudolina: diplomsko delo (në sllovenisht). G. Rugani.
  13. ^ Nemec, Maja (2016). Mati in sin v sodobnem slovenskem romanu: magistrsko delo (në sllovenisht). M. Nemec.
  14. ^ Bedrač, David (2014). Poezija slovenskih pesnikov in pesnic, rojenih po letu 1970: doktorska disertacija (në sllovenisht). D. Bedrač.
  15. ^ admin (2019-08-31). "Stepchild". Blesok (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2022. Marrë më 2022-02-11.
  16. ^ "Discussion and reading with the well-known Slovenian writer Jurij Hudolin - Qendra Multimedia". Qendra Multimedia - (në anglisht). 2018-05-29. Marrë më 2022-02-11.
  17. ^ KultPlus (2018-07-13). "Lineariteti narrativ dhe imagjinata e bujshme e Jurij Hudolinit". KultPlus. Marrë më 2023-08-27.
  18. ^ "Discussion and reading with the well-known Slovenian writer Jurij Hudolin - Qendra Multimedia". Qendra Multimedia - (në anglisht). 2018-05-29. Marrë më 2023-08-27.