Jean-Léon Gérome
Jean-Léon Gérome, lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi (Auguste Bartholdi, 1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në New York – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të tij si piktor orientalist. Në veprat e tij. zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e XIX, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit. Gerome ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare.