James Blunt
James Blunt | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | James Hillier Blount |
Lindi | 22 shkurt 1974 |
Origjina | Tidworth, Wiltshire, Angli |
Zhanret | Pop rock Alternative Folk rock |
këngëtar ushtar (Ushtar i NATO-s në Kosovë) | |
Vitet aktik | 2004 — |
Labeli | Warner Atlantic Custard |
Website | JamesBlunt.com |
James Blunt ( lindur si; James Hillier-Blount) është një këngëtar britanik. U lind më 22 shkurt 1974 në Tidworth, Wiltshire të Britanisë së Madhe. Muzika e tij është një mix stilesh prej muzikës rok akustike, xhaz dhe asaj pop. Përkrah të kënduarit ai luan edhe instrumente të ndryshme si kitarën, pianon, organon, etj.
Blunt u rrit si djalë i një oficeri britanik në Soest. Para se të marrë rrugën e muzikës ai ishte oficer në ushtrinë britanike dhe shërbeu për 4 vite në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Ai gjithashtu mori pjesë më 9 prill 2002 në funeralin e Queen Mum (Nëna e mbretëreshës aktuale të Britanisë), ku ai mbajti arkivolin e saj.
Blunt u bë i njohur në pranverë të 2005-ës me albumin e parë të tij “Back To Bedlam” së pari në Britani të Madhe e më pas në tërë Evropën. Ai ka fituar me këtë album çmime të ndryshme si në: “MTV Europe Music Awards 2005”, “NRJ Music Awards “, “Brit Award”.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2004 Back To Bedlam
- 2005 Chasing Time - The Bedlam Sessions
- 2007 All the Lost Souls
- 2008 Les Sessions Lost Souls
- 2010 Some Kind of Trouble
- 2011 Trouble Revisited
- 2013 Moon Landing
- 2015 I'll Take Everything: The Platinum Collection
- 2017 The Afterlove
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Blunt ka fituar këto çmime:
- 2005 MTV Europe Music Awards - Best New Act
- 2005 Q Awards - Best New Act
- 2005 Digital Music Awards - Best Pop Act
- 2006 NRJ Music Awards (France) - Best International Newcomer
- 2006 Brit Awards - Best Pop Act, Best British Male
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- JamesBlunt.com — Faqja zyrtare e James Blunt
- James-Blunt.org