Ishujt e Jonit
Ishujt Jonianë (greqisht: Ιόνια νησιά, Ionia nisia, greqishte e lashtë: Ἰόνιοι Νῆσοι) janë një grup ishujsh në Greqi. Ata janë quajtur tradicionalisht Heptanese, domethënë "Shtatë Ishujt" (greqisht: Επτάνησα, Heptanēsa), por grupi veç shtatë ishujve kryesorë përfshin edhe shumë ishuj të vegjël.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtatë ishujt kryesorë nga veriu në jug, janë:
- Korfuzi (Κέρκυρα)
- Paxi (Παξοί)
- Lefkada (Λευκάδα)
- Itaka (Ιθάκη)
- Qefalonia (Κεφαλλονιά)
- Zakynthos (Ζάκυνθος)
- Kythira (Κύθηρα)
Gjashtë ishujt veriore ndodhen në Detin Jon në perëndim të Greqisë. Ishull i shtatë, Kythira,ndodhet në pjesën jugore të Peloponezit. Kythira nuk është pjesë e periferisë së Ishujve Jonian, por bën pjesë në periferinë e Atikës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1267-1386 ishin pjesë e Mbretërisë së Siçilisë. Në 1386 u pushtuan nga Republika e Venedikut. Në vitin 1797 i mori Franca. Në 1800 u themelua Republika e Shtatë Ishujve nën patronazhin ruso-turk. Në 1807 ishujt iu kthyen Francës (nga 1809, u përfshinë në Krahinat Ilire). Në vitin 1810 Ishujt e Jonit ranë nën kontrollin e Britanisë së Madhe. Në 1815 Ishujt Joniane u bënë një republikë e pavarur nën protektoratin e pjesshëm të Britanisë së Madhe. Në vitin 1864 republika u përfshi në Greqi.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ishujt e Jonit Faqja zyrtare e Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit.