Kantoni Vaud
Vad
| |
---|---|
Kantoni i Vadit Canton de Vaud (French) | |
Parimet: Liberté et patrie ("Liri dhe mëmëdhe") | |
Himni: Hymne vaudois ("Himni vadez") | |
Koordinatat: 46°37′N 6°33′E / 46.617°N 6.550°E | |
Shteti | Zvicra |
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Lausanne |
Nënndarjet | , 10 distrikte |
Qeveria | |
• Ekzekutivi | Conseil d’État (7) |
• Legjislativi | Këshilli i Madh (150) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 3.211.940 km2 (1,240137 sq mi) |
Popullsia (Dhjetor 2020) | |
• Gjithsej | 814.762 |
• Dendësia | 250/km2 (660/sq mi) |
Kodi ISO 3166 | CH-VD |
Pika më e lartë | 3,210 m (10,531 ft): Diablerets |
Pika më e ulët | 372 m (1,220 ft): Lake Leman |
Konfederuar më | 1803 |
Gjuhët | Frëngjisht |
Faqja zyrtare | www |
Kantoni i Vadit (lexo: Kanton Vad, Frëngjisht: Canton de Vaud, Gjermanisht: Waadt, Italisht: Cantone di Vaud ; Romansh: Chantun Vaud, Franco-Provençal: Quenton de Vôd) është njëri nga 26 kantonet e Zvicrës që shtrihet në jug-lindje të sajë dhe ka kryeqytet Lozanën.
Vaudi është kantoni i 3-të më i madh për nga popullsia dhe i 4-ti për nga madhësia. Ndodhet në Romandi ,pjesa frëngjishtfolëse e vëndit, dhe kufizohet me kantonin e Kështjellëreasit në veri, kantonet e Friburgut dhe Bernit në lindje, kantonin e Valë' në jug, kantonin e Gjenevës në jug-perëndim dhe Francën në perëndim.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kantoni shtrihet nga lumi Neuchâtel në veri ku kufizohet me Kanton Neuchâtel gjer tek Lumi Geneva në jug ku kufizohet me Kantonin e Gjenevës, Haute-Savoie dhe Kantonin e Valësë. Në Malet Jura në perëndim kantoni kufizohet me Francën dhe në lindje me Kantonin e Fribourgut dhe Kantonin e Bernës.
Kantoni përfshin një teritor prej 3,212 km².
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja momentale e kantonit daton nga 14 prilli i vitit 2003, duke e zëvendësuar atë nga viti 1885.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kantonit i referohen zakonisht si "kryeqyteti kulinar i Zvicrës" dhe është i njohur për djathërat, verërat dhe prodhimet e mishit.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryeqyteti Lozana është qyteti më i madh në kanton ku gjenden industri të lehta të vendosura për rreth tijë. Në vitin 1998, 71.7% nga punëtorët punonin në sektorin terciar dhe 20.8% në sektorin sekundar.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullata në këtë kanton është folëse e frengjishtes. Qendrat më të mëdha të banuara të kantonit janë kryeqyteti Lausanne me rreth 275,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2000), Montreux-Vevey më rreth 70,000 banorë dhe Yverdon-les-Bains.
Qytete tjera të kantonit janë : Morges, Renens, Rolle etj.
Popullsia është frëngjishtfolëse dhe historikisht ka qënë protestante që prej Reformacionit. Kohët e fundit ky raport ka ndryshuar dhe në vitin 2000 kishte 40% protestantë dhe 34% katolikë
Gjuhët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuhët kryesore të folura në shtëpi në kanton (për vitin 2020) janë:
- Frëngjisht: 82.40%
- Anglisht: 9.10%
- Portugalisht: 7.51%
- Gjermanisht: 5.15%
- Italisht: 5%
- Spanjisht: 3.88%
- Shqip: 2.37%
- Gjuhët sllave të jugut: 1.61%
- Të tjera: 6.75%
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kantoni është qendër e disa shkollave dhe universiteteve të njohura në Zvicër si:
- École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL)
- Université de Lausanne (UNIL)
- International Institute for Management Development (IMD)
- École Cantonale d'Art de Lausanne, Lausanne Art School (ECAL)
- Institut Le Rosey
- Glion Institute of Higher Education, Glion Institute of higher Education
- The American Graduate School of Business
Rrethet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga viti 1803 Kanton Waadt është ndarë në 19 rrethe të cilat përfshijnë 382 bashki. (Plani i riorganizimit të Waadt-it në vitin 2007):
- Rrethi Aigle, kryeqyteti Aigle
- Rrethi Aubonne, kryeqyteti Aubonne
- Rrethi Avenches, kryeqyteti Avenches
- Rrethi Cossonay, kryeqyteti Cossonay
- Rrethi Echallens, kryeqyteti Echallens
- Rrethi Grandson, kryeqyteti Grandson
- Rrethi Lausanne, kryeqyteti Lausanne
- Rrethi Lavaux, kryeqyteti Cully
- Rrethi Morges, kryeqyteti Morges
- Rrethi Moudon, kryeqyteti Moudon
- Rrethi Nyon, kryeqyteti Nyon
- Rrethi Orbe, kryeqyteti Orbe
- Rrethi Oron, kryeqyteti Oron
- District de Payerne, kryeqyteti Payerne
- Rrethi Pays-d'Enhaut, kryeqyteti Château-d'Œx
- Rrethi Rolle, kryeqyteti Rolle
- Rrethi Vallée, kryeqyteti Le Sentier (in Le Chenit)
- Rrethi Vevey, kryeqyteti Vevey
- Rrethi Yverdon, kryeqyteti Yverdon-les-Bains