Gjendja e shokut
Shoku apo nje gjendje shoku është humbja e vetëdijes e përcjellur me çregullime të rënda të organizmit. Një përkufizim i plotë i shokut është: "Shoku është një gjendje fizpatologjike ose sindrom klinik qe karakterizohet nga insuficienca cirkulatore akute dhe progresive gjate te ciles debit kardiak është i pamjaftueshëm për te plotësuar nevojat indore për lende energo-plastike dhe te largoje mbeturinat katabolike duke rezultuar ne vuajtje qelizore."
Shoku paraqet një gjendje klinike që manifestohet me çrregullime të rënda në organizëm si pasojë e vuajtjes qelizore. Prandaj, shoku për një kohë të gjatë ka qenë objekt studimi për shumë autorë. Shume gjëndje mund ta shkaktojnë shokun , kështu në varësi të shkakut ate e klasifikojmë në:
- Hipovolemik, pra nga ulja e volumit qarkullues të gjakut si pasojë e hemorragjise ose diarreve apo të vjellave masive.
- Kardiogjen, nga patologjite e lidhura me zemrën , përshembull infarkti i miokardit.
- Obstruktiv, nga pengimi i kalimit te gjakut drejt organeve ose pengese e mbushjes se zemres me gjak.
- Distributiv, ndryshon nga format e tjera sepse karakterizohet nga anësi të ngrohta në fillim në ndryshim nga format e tjera që karakterizohen nga anësi të ftohta dhe të zbehta. Shkaktarë të shokut distributiv mund të jenë infeksionet (sepsisi), alergjitë (anafilaksia) , traumat e palcës së kurrizit.
- Disociativi që shkaktohet nga anemitë e thella , intoksikacionet me CO ose methhemoglobina.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://www.scribd.com/document/480922621/SHOKU