Jump to content

Bridgeport (Connecticut)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Brixhport
Bridgeport
Qytet
Bashkia e Brixhportit
Bashkia e Brixhportit
Nofkat: 
The Park City (Qyteti Park)
Popullsia
 • Gjithsej (2.013) 147,216
Faqja zyrtarewww.bridgeportct.gov

Bridgeport (shqiptohet: Brixhport) është qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kënektikatit. Ai është qendra e Qarkut Fairfield dhe ndodhet në grykëderdhjen e lumit Pequonnock në Gjirin e Long Island.

Kolonizatorët anglezë filluan të vendoseshin përgjatë lumit Pequonnock pas vitit 1639, duke blerë toka nga fisi Paugussett ose duke i marrë me forcë ato. Vendbanimi u bë një qendër e tregtisë, ndërtimit të anijeve, dhe gjuetisë së balenave. Në mesin e shekullit të 19-të, qyteza u industrializua me shpejtësi, duke tërhequr emigrantë për shkak të numrit në rritje të vendeve të punës në fabrika. Industria qëndroi e fortë deri pas Luftës së Dytë Botërore. Ristrukturimi industrial shkaktoi humbjen e shumë vendeve të punës dhe banorëve të pasur, duke lënë Brixhportin të përballet me problemet e varfërisë. Në shekullin e 21, konvertimin i ndërtesave të zyrave në ndërtesa banimi, dhe ndërtime të tjera po tërheqin banorë të rinj.