Jump to content

Riba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Riba (arabisht: ربا al-ribā oseالربا، ,الربٰوة ribā) është një term arab që shqip mund të përkthehet me termin fajde. Riba përmendet dhe dënohet në disa vargje të ndryshme në Kur'an (3:130, 4:161, 30:39 dhe ndoshta më së shpeshti në 2:275-2:280).[1] Gjithashtu përmendet në shumë hadithe (raporte që përshkruajnë fjalët, veprimet ose zakonet e profetit islam Muhamed). Janë të ndaluara fitimet jo të drejta në tregëti dhe në punë, përgjithësisht nëpërmjet shfrytëzimit.

Ekzistojnë dy forma kryesore të riba. Më e përhapura është interesi ose rritja tjetër për një kredi në para, e cila njihet si riba an-nasiya. Shumica e juristëve islamë besojnë se ekziston një lloj tjetër i ribës, që është shkëmbimi i njëkohshëm i sasive ose cilësive të pabarabarta të një malli të caktuar. Kjo njihet riba al-fadl.[2]

  1. ^ "Tafsir Ibn Kathir (2:278)". quran.com (në anglisht). Marrë më 2021-04-05.
  2. ^ "Islamic Finance". Investment and Finance (në anglisht). 24 mars 2013. Marrë më 4 shkurt 2015.