Peca (Delvinë)
Appearance
Peca |
---|
Peca është një fshat në komunën Mesopotam në rrethin e Delvinës të Shqipërisë. Në të ndodhet Kisha e Shën Thanasit.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu fshati Pecë kufizohet me Malin e Gjerë, nga jugu me fshatin Krongjin, nga lindja me Muzinën dhe nga perëndimi me Kardhikaqin. Pecë ka këto lagje: Mëhalla e Korimatëve, Mëhalla e Gazelatëve.[1]
Toponimet të fshatit Pecë:[2]
- Agrile/t - ara, në L.
- Ar’ e Gjatë - arë, në V.
- Argule/ja - arë në fshat, në L.
- Babaniko/ua - pyje me lisa etj., në P.
- Brunuzet - ara e ullinj, në J.
- Burim i Filipaqit - burim, në V.
- Çukëz/a - vend zallishte nën fshat.
- Dardhëza - arë, në L.
- Dhes/i - dhes, në J.
- Fushëmadhe - faqe bregoreje, në V.
- Gropzat - vende gropa, në J.
- Groplope/t - përrua që mban ujë në dimër e verë, në J.
- Guret e Mëdhenj - shkëmbinjë, në P.
- Hasane - ara, në L.
- Hone/t – ara, në V.
- Honi - ara, në L.
- Kalovë/a - kodër, në P.
- Katafiq/i - bllok me fiq, në P.
- Këpucmadhi - kodër me pyll, në J.
- Kodër e Kalikukos - kodër nën fshat, në J.
- Kodër e Karait - kodër, në J.
- Koshove - ara, në P.
- Kroi i Math - krua pranë një dhesi, në J.
- Kulurec/i - kodër mbi fshat, në J.
- Lagësirat - ara në vende gropa, nën fshat, në J.
- Lëmënje - lëm dheu, në J.
- Mirash/i - pllajë mali, në V.
- Palofilipaqi - përrua me ujë të ndenjur, në L.
- Palomanastiri - vend fushë ku ndodhet një gërmadhë që dikur ka qenë manastir, në L.
- Pistoraqth/i - kodër e vogël, në V.
- Prroi Braqeskos - përrua që mban ujë dhe në verë, në J.
- Prroi Holi - përrua, në V.
- Prroi Peristerit - përrua, në P.
- Prroi Vreshtave - përrua, në V.
- Prroi Zërës - përrua, në V. Thuhet se aty dikur heret ka pasur zëra qe këndonin e hidhnin valle gjithë natën.
- Qisha e Shënthanasit - kishë, në P.
- Qishëza - kodër me pyll ku janë rrënojat e një kishe, në V.
- Shënkoll/i - rrënojë kishe.
- Shënparashqevia – gërmadhë kishe ku duken figura shënjtorësh, në V.
- Shpella mbi Rruge - shpellë, në L.
- Shurrbardhë/a - vend, në V.
- Tabore - në V.
- Valta - ara, në P.
- Uj i Bardhë - përrua, në V.
- Uj i Zogut - përrua, në V.
- Ushovë/a - pyll me koçimare e lisa, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Pecë:[3]
Doko, Gano, Gazeli, Konomi, Korini, Lako, Lloci, Maneli, Mano, Mustaqi, Varshati.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Mesopotam |
---|
Muzina · Livina · Velahova · Kostar · Krongj · Sirakat · Pecë · Dhrovjani · Kardhikaqi · Brailat · Mesopotami · Fitorja · Ardhasova · Bistrica · Kranë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 447.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 447-448.Treguan: 1) Mihal Kleanth Gano, dt. 1948, me arsim 8-vjeçar, nga Peca. 2) Anastas Kol Korino, nga Peca. Pecë, dhjetor, 1994.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 447.
Kategoritë:
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Delvinës
- Vendbanime në Shqipëri