Ilhan Omar
Ilhan Abdullahi Omar është një politikane e Shteteve të Bashkuara, e cila u zgjodh si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2018 në SHBA.
Me origjinë somaleze, familja e saj emigroi nga Somalia drejt SHBA-ve kur ajo ishte vetëm 8 vjeç. Në vitin 1997 ata u zhvendosën familjarisht në Mineapolis. Përpara se të angazhohej politikish, Omar ka punuar si edukatore e komunitetit në Universitetin e Minesotës dhe më pas ka shërbyer si këshilltare politikash në Këshillin Bashkiak të qytetit të Mineapolisit.[1]
Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2018, Ilhan Omar garoi në Minesota për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Së bashku me përfaqësuesen nga Miçigani, Rashida Tlaib, pasi fituan garën zgjedhore, ato u kthyen në gratë e para muslimane të zgjedhura në Kongres.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ilhan Omar".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kongresistet e para muslimane – Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)