Jump to content

zi

Nga Wiktionary

ZI f.

  • 1. Hidhërim i thellë, pikëllim i madh, që shkaktohet nga vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur a shumë të nderuar; shfaqja e këtij pikëllimi; gjendja që shkaktohet nga ky pikëllim dhe koha gjatë së cilës nderohet kujtimi i atij që ka vdekur. Zi kombëtare. Ditë zie. Në shenjë zie. Mban (ka) zi. Ishte (ra) në zi. E prishi zinë. Mbajtën një minutë zi. Mbaroi zia. I shkoi jeta me zi. I mbuloi zia. Ka veshur rrobat e zisë mban zi.
  • 2. Rroba të zeza, shirit i zi etj., që mbahen a vihen në shenjë hidhërimi për një vdekje. U vesh në zi. Hoqi zinë.
  • 3. fig. Fatkeqësi a e keqe e madhe, mynxyrë. Ndillte (mbillte, parandiente) zi. Shihte vetëm zi.
  • 4. Mungesë e përgjithshme ushqimesh (zakonisht e bukës) në një vend; shtrëngesë e madhe për diçka. Zi e madhe. Zia e bukës. Vit (kohë, periudhë) zie. I pllakosi zia.
  • 5. Lakmi e madhe për diçka (zakonisht për të ngrëna), babëzi. I ka hyrë zia. E nxori zinë.

ZI as.

  • 1. Ngjyra e zezë, e zeza; bojë e zezë. Të zitë e korbit. Vinte të zi në flokë.
  • 2. Kujtimi i dikujt që ka vdekur, zia; rrobat e zeza që vishen në rast vdekjeje, të zezat. Hoqi të zitë. Veshur në të zi.
  • 3. fig. Hije e zezë, zymtësi. Të zitë e zemrës. I kish rënë një të zi në fytyrë.
  • 4. fig. E keqe e madhe, që dëmton rëndë dikë a diçka; vuajtje e madhe. Të zitë e luftës. Të zitë e jetës. Të zitë e motit.
  • 5. bised. Përdoret në fjalitë pyetëse-çuditëse si fjalëz përforcuese, në kuptimin «të shkretën». Si, të zitë, e bëre këtë punë?!
  • Me të zi me vështirësi, me zor, mezi. Hiqnin (vuanin) të zitë (lëngun) e ullirit shih tek ULLI,~RI. Të zitë e syrit (e zeza e syrit) shih te ZEZ/Ë,~A (e).

ZI ndajf.

  • 1. Në të zezë, në ngjyrë të zezë; në të zeza. Film (fotografi) bardhë e zi. E ngjeu zi. U vesh zi.
  • 2. fig. Keq; shumë keq. Hoqi zi. I shkoi zi. Mendon zi. Zi e më zi. I shkonin punët zi. Si s'ka më zi. Ishte më zi se vjet. Mos e prish më zi!
  • Bardhë e zi shih te BARDHË. Sheh zi shih te SHOH. I sheh (gjërat) bardhë e zi shih te BARDHË.

ZI mb.

  • 1. Që e ka ngjyrën si ngjyra e qymyrit, e blozës, e seres, e katranit etj.; kund. i bardhë. Ngjyrë (bojë) e zezë. Rroba (këpucë, çorape) të zeza. Shami e zezë. Shirit i zi. Lesh i zi. Pe i zi. Mace e zezë. Dele (dhi) e zezë. I zi si korbi. Katran (korb, sterrë, pisë) i zi shumë i zi. Dërrasa e zezë dërrasë e posaçme e lyer me bojë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës.
  • 2. Që ka ngjyrë të errët në krahasim me diçka a me dikë tjetër me ngjyrë me të çelur (të bardhë, të kuqe etj.); që ka qimet, pendët, lëkurën, kokrrat, fletët etj. në ngjyrë të mbyllët a të errët (në emërtimet e pathjeshta të disa kafshëve, shpendëve, bimëve etj.). Bukë e zezë. Tokë e zezë. Piper i zi. Kripë e zezë. Birrë e zezë. Me sy të zinj. Me flokë të zinj. Me lëkurë të zezë. Raca e zezë. Mëlçia e zezë. anat. Fosfori i zi. Metale të zeza hekuri, giza dhe çeliku. Metalurgjia e zezë metalurgjia që përpunon metalet e zeza. Kripore e zezë kripore ku nxirret kripa e zezë. Re të zeza. Syze të zeza. Natë e zezë. Miu i zi. zool. Nepërka e zezë. zool. Buburreci i zi. zool. Mëllenja e zezë. zool. Furrtarja e zezë. zool. Delfini i zi. zool. Karkaleci i zi. zool. Miza e zezë. zool. Myku i zi. bot. Pisha e zezë. bot. Dëllinja e zezë. bot. Mani i zi. bot. Ulliri i zi. bot. Preshi i zi. bot. Trëndafili i zi. bot. Lakra të zeza. bot. Sinapi i zi. bot. Rrushi i zi. Fiku i zi. Kumbulla e zezë. Fasulja e zezë. Laramania e zezë racë lopësh.
  • 3. Që përmbajnë papastërti të ndryshme, që tërheqin jashtëqitjet dhe mbeturina të tjera; që ndërtohet për ujërat e papastra. Ujëra të zeza. Kanalet e zeza. Puset (gropat) e zeza.
  • 4. fig. Që është plot fatkeqësi, vuajtje e mjerime; që sjell fatkeqësi e mjerim; i mjerë, i mjeruar, i mjerueshëm, i rëndë. E kaluara e zezë. Fati i zi. Jetë e zezë. Brengë (mynxyrë) e zezë. Kurbeti i zi. Ditë (orë) e zezë. Lajmi i zi. Ëndërr e zezë. Mendime të zeza.
  • 5. fig. Që sjell të këqija a që ndjell të këqija; i keq. Zakon i zi. Era (juga) e zezë erë e ftohtë, që fryn në dimër dhe që është e dëmshme për bimët. E ka zemrën të zezë. E ka shpirtin të zi. E mori plumbi i zi. I ka dalë nami i zi.
  • 6. fig. I mjerë, i shkretë; që është vështirë e i rëndë; i errët. E zeza nënë. I ziu baba. Punë e zezë. Dimri i zi. Shek anën e zezë të diçkaje. I ra një hije e zezë.
  • 7. fig. Që është a vepron kundër pushtetit revolucionar dhe forcave përparimtare e demokratike; që bëhet nga forcat më të errëta të reaksionit. Terror i zi. Propaganda e zezë. Reaksioni i zi. Bandat e zeza. Lista e zezë listë që përmban emra të njerëzve përparimtarë, të cilësuar armiq nga një qeveri reaksionare ose titujt e veprave përparimtare të ndaluara prej saj.
  • 8. mjek. Përdoret si gjymtyrë e dytë në emërtimet e pathjeshta të disa sëmundjeve ngjitëse e të rënda. Fruthi i zi (i keq). Kokrra e zezë (e keqe) pika e diellit. Koqja e zezë (e ligë) plasja. Puçrra e zezë (e keqe) plasja. Murtaja e zezë. Vdekja e zezë murtaja. Kroma e zezë sëmundje që prek zhardhokët e patates. Lija e zezë. Iriqi i zi kanceri. Kolla e zezë (e keqe).
  • Ari i zi shih tek AR,~I I. Faqja e zezë turp i madh; çnderim që i bëhet dikujt dhe që i lë njollë për tërë jetën. Me faqe të zezë me turp. Për faqe të zezë për turp.
  • Njolla të zeza shfaqje të mbeturinave të këqija e të dëmshme të së kaluarës ose të ndikimeve të ideologjisë së huaj borgjezo-revizioniste, fetare etj., kundër të cilave zhvillohet një luftë e vazhdueshme. Pikë e zezë! ç'na gjeti, ç'fatkeqësi e madhe! Tregu i zi shih tek TREG,~U 3. U bë urë e zezë shih tek UR/Ë, ~A II. Bëri gurët e zezë! shih te GUR,~I. I doli ujë i zi diçkaje shih tek UJ/Ë,~I. Hodhi cipën e zezë u vesh në të zeza; ra në zi. Hoqi pikën e zezë u mundua shumë për një punë, hoqi shumë; vuajti shumë në jetë. Është në det të zi është në gjendje shumë të vështirë e nuk di nga t'ia mbajë, është në hall shumë të madh. Është si gjym i zi është shumë i shëmtuar, sa s'mund të shihet me sy (për njerëzit). Paç faqen e zezë! turpi bie mbi ty, ty të zëntë turpi! I la hije të zezë dikujt shih te HIJ/E,~A. I nxori një ujë të zi shih tek UJ/Ë,~I. E përshkruan (e paraqit, e pikturon) me ngjyra të zeza e nxin, e paraqit më të keq a më të rëndë sesa është në të vërtetë. Ia bëri mishin paçavure të zezë shih te PAÇAVUR/E,~JA. U bë për të vënë rubën e zezë
  • a) thuhet për dikë, që ka një njeri shumë të afërm në prag të vdekjes ose që ndodhet përpara një fatkeqësie të madhe;
  • b) thuhet kur diku punët shkojnë shumë keq, u bë për të vënë kujën. Djalli (dreqi) nuk është aq i zi sa duket (sa thonë, sa e bëjnë) shih te DJALL,~I. Paraja e bardhë për ditë të zezë vjet. shih te PARA,~JA. Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë fj.u. shih te DEL/E,~JA. E premtja e zezë (e madhe) fet. shih te PREMT/E,~JA (e).

ZI m.

  • 1. Njeri i racës së zezë, zezak.
  • 2. Ai, të cilit i ka ndodhur një fatkeqësi ose që është në gjendje shumë të keqe a të rëndë; i mjeri, i shkreti, fatkeqi. Ç'të ente, i ziu! Kishte frikë, i ziu! S'dinte nga t'ia mbante, i ziu!
  • 3. shah. Ai që luan me gurët e zinj në shah; vet. gurët e zinj në lojën e shahut. Fitoi i ziu. Luan me të zinjtë.