Jump to content

krijoj

Nga Wiktionary

KRIJOJ kal.

  • 1. Bëj diçka të re, që nuk ka qenë më parë, me punë mendore a fizike; hartoj, kompozoj diçka të re; shpik. Krijoi një tip (një model) të ri makine. Krijoi një vepër letrare (shkencore).
  • 2. Themeloj diçka, ngre, organizoj, formoj. Krijoi Partinë. Krijoi qeverinë. Krijoi shtetin e ri shqiptar. Krijoi brigadën (çetën). Krijuan një institucion të ri.
  • 3. Grumbulloj e ruaj diçka për ta përdorur më vonë ose për arsye të tjera, mbledh, bëj që të mblidhet. Krijon rezerva (stoqe).
  • 4. vet veta III. Ngjall, shkakton. Krijon gjallëri (gëzim, entuziazëm). Krijon shqetësime.
  • 5. Arrij të kem, fitoj; formoj për veten time. Krijoj bindjen (mendimin). Krijoj një ide. Krijuan përshtypje të mira.
  • 6. Përgatit, siguroj diçka. Krijoj kushtet për punë (për pushim). Krijoj mundësi.
  • 7. E formoj si të tillë, e bëj të jetë i tillë; edukoj, bëj të lindin e të zhvillohen te dikush tipare të caktuara të botëkuptimit, të moralit, të karakterit e të sjelljes. Puna e krijoi njeriun. Partia krijoi njeriun e ri.