kufi
Appearance
KUFI m.
- 1. Vijë a shenjë tjetër që ndan dy pjesë të një hapësire, dy toka a dy ara të afërta ose të ngjitura njëra me tjetrën etj. Kufiri i arës. Kufiri i fshatit. Guri i kufirit.
- 2. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje; brez toke që shërben si shenjë a si vijë e tillë ndarëse. Kufiri shtetëror. Repartet (organet) e kufirit. Rojë kufiri. Posta e kufirit. Piramidat e kufirit. Kalimi i kufirit. Shkelësit e kufirit. Ruaj (mbroj) kufirin. Përgjojnë në kufi. Zgjeruan (prekën) kufijtë. Përtej (matanë) kufijve jashtë shtetit, në shtete të tjera.
- 3. Caku që ndan dy pjesë të kohës; kryes. caqet kohore brenda të cilëve kryhet një veprim, koha që nga fillimi deri në mbarimin e një pune. Kufijtë kohorë.
- 4. fig. Rregull e pranuar nga shoqëria për mënyrën e të vepruarit a të sjelljes, masë e lejueshme; normë e caktuar. Brenda kufijve. E kaloi (e kapërceu) kufirin. Nuk njeh kufi. Çdo gjë me kufi (ka një kufi). S'ka kufi.
- 5. fig. Cak që vihet për t'ia ngushtuar dikujt a diçkaje mundësitë e veprimit a të ndikimit, korniza brenda së cilës mbahet diçka; kufizim. Kufij të ngushtë. U vuri kufi. Pa kufi.
- Gur kufiri
- a) pengesë;
- b) njeri që rri i palëvizur në një vend si i mpirë e të pengon për diçka. Ia vuri kufijtë te thana dikujt shih te THAN/Ë,~A.