Jump to content

foto

Nga Wiktionary

FOTO- fjalëform. libr.

Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra, me kuptimet:

1. spec. Që lidhet me fotografinë, që përmban fotografi, fotografik; i fotografuar (p.sh. fotoaparat, fotoekspozitë, fotokopje, fotostudio etj.).

2. Që merret me fotografi, që bën fotografi, që fotografon (p.sh. fotoamator, fotokorrespondent, fotoreporter etj.).

3. spec. Që ka të bëjë me dritën, që lidhet me dukuritë e dritës, që bëhet me anë të dritës, nën veprimin e nën ndikimin e dritës (p.sh. fotoelektrik, fotoelement, fotokimi, fotosferë, fotosintezë etj.).