femër
Appearance
Shqip
[redaktoni]Femër f. sh. -
- Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla, që i japin mundësi të bëjë fëmijë dhe që ka tipare të dallueshme nga mashkulli; grua a vajzë; kund. mashkull. Femra shqiptare. Femër e bukur. Zë femre. Organizmi i femrës. Skuadra e femrave. Për femra.
- Qenie që pjell të vegjël ose bën vezë; kund. mashkull. Femra e çakallit (e rrëqebullit). Femra e bilbilit (e fazanit). Femra e qefullit (e krapit).
- bot. Vezorja e lules.
- tek. Pjesa e futur a e thelluar e një mjeti, e një mekanizmi, ose e diçkaje tjetër, në të cilën hyn a mbërthehet pjesa tjetër; kund. mashkull. Femra e mbërtheckës. Femra e karrocës. Femër e mashkull.
- përd. mb. I gjinisë femërore, femëror. Kafshë femër. Viç femër. Peshk femër. Lule femër.
- përd. mb. Që është e futur a e thelluar dhe hyn a mbërthehet në të pjesa tjetër. Kopsë (mbërtheckë) femër.
- Gur femër gur që mund të çahet e të bëhet rrasa. E ka mendjen femër është i zgjuar, i pjell mendja, krijon.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Simbolet
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0