Jump to content

buzë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Buzë

I f. sh. -

  1. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme, zakonisht ngjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhe që kufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë, duke u bashkuar në të dy anët e saj në pjesën e poshtme të fytyrës. Buza e sipërme (e poshtme). Buzë të holla (të trasha, të kuqe, të njoma, të fryra). Buzët e njeriut. Buzët e qenit. Cepi i buzëve. Të kuq buzësh. Me buzë në gaz. Me buzë të qeshur. Hapi (shtrëngoi, shtrembëroi, mblodhi, lëvizi, rrudhi, zgjati) buzët. Kafshoi buzën. Lëpiu buzët. Fshij buzët. Lyej buzët (me të kuq). Puthen buzë më buzë. Vë në buzë.
  2. Skaji i një sendi, ana ku mbaron një send; vija që kufizon një truall a diçka tjetër, zgrip. Buzët e tryezës. Buza e vatrës. Buzët e gotës (e filxhanit, e tepsisë, e pjatës). Buzët e një arne (e një letre). Buzët e gjethes (e lules). Buza e briskut. Buza e rrugës (e shkëmbit, e greminës). Buza e arës (e pyllit). Buza e plagës. Me buzë të dhëmbëzuara (të kthyera, të trasha, të holla). Mbush buzë më buzë.
  3. Vija ku takohet uji me tokën, vendi ku mbaron uji e fillon toka; breg (lumi, deti, liqeni). Buza e detit (e liqenit, e kënetës, e lumit, e kanalit). Buza e Matit (e Vjosës). Dal në buzë. Qëndroi në buzë të ujit.
  4. fig. Fillimi i një kohe; fillimi i një ngjarjeje, pragu i diçkaje. Në buzë të beharit (të dimrit, të vjeshtës). Në buzë të mbrëmjes (të agimit). Në buzë të pleqërisë. Në buzë të shkatërrimit.
  5. sh. ~a, ~at. Shkëmb mali i thepisur; vend me pjerrësi të madhe, humnerë; copë shkëmbi. Buzë e rrezikshme (e thepisur, e zhveshur). Buzë e shkëmb. Ra nga buza. Ra në buzë.


II parafj. -

  1. Pranë, në kufi me diçka, anës diçkaje (me një emër në rasën rrjedhore). Buzë rrugës. Buzë detit (liqenit, lumit, përroit, kanalit). Buzë Drinit. Buzë ujit. Buzë kufirit. Buzë humnerës. Buzë arës. Buzë vatrës.
  2. Në prag, në fillim të një kohe a të një ngjarjeje (me një emër në rasën rrjedhore). Buzë mbrëmjes (muzgut). Buzë beharit (dimrit). Buzë majit. Buzë mbjelljeve. Buzë shiut.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Duck lips

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0