mbytje
Appearance
MBYTJE f.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBYT, MBYTEM. Mbytja e anijes. Mbytja e kritikës. Rrezik mbytjeje. Shpëtoi nga mbytja.
MBYTJE mb. f.
- 1. shih MBYTËS,~E 3. Dardhë mbytje.
- 2. Që nuk ka shenja të jashtme, po vepron e të mundon nga brenda, që vepron mbyturazi, pa u dukur. Ethe mbytje.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.