Jump to content

Sanxhaku i Elbasanit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sanxhaku i Elbasanit

Sanxhakut i Elbasanit (turqisht: İlbasan Sancağı) ishte një nga sanxhaqet në pjesën Ballkanike të Perandorisë Osmane. Qendra e tij ishte ElbasaniShqipëri.

Edhe pse Halil Inalcik shpjegon se Sanxhakut të Elbasanit është formuar sapo u rindërtua kalaja e Elbasanit, sipas tregimeve të Tursun Beut është e mundur që fillimisht Elbasani të ketë qenë pjesë e Sanxhakut të Ohrit.[1]

Fillimisht Sanxhaku i Elbasanit kishte tre kaza:[2]

Më vonë këtyre iu shtua edhe Kazaja e Çermenikës dhe te katra ishin kazatë e Sanxhakut të Elbasanit deri në 1912, kur me ardhjen e Pavarësisë së Shqipërisë, sanxhaku i Elbasanit pushoi së ekzistuari.[3]

Sanxhaku i Elbasanit u bë pjesë e Vilajetit të Manastirit kur ai  u themelua në shekullin e 19-të.[4]

Marino Bizzi, Arqipeshkvi i Tivarit thotë në raportin e tij që në 17 Maj, 1591 që sanxhakbeu i Elbasanit ishte Mehmet Beu.[5]

Gjatë mbretërimit të Köprülü Fazıl Mustafa Pashës (1637 – gusht 19, 1691) një nga sanxhakbejtë e Elbasanit ishte Hasan Pasha.[6] Në 1714 sanxhakbeu i Elbasanit ishte Zejnil-beu.[7] Në fillim të shekullit të 20-të sanxhakbeu i Elbasanit ishte Nexhip Efendiu, i cili u transferua në një tjetër pozitë në shkurt 1904.[8]

Shekulli i 15-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1467 shumë të krishterë nga Shkupi, Ohri, Serres dhe Kosturi u deportuan me dhunë në Elbasan.[9]

Shekulli i 16-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të shekullit të 16-të sanxhaku i Elbasanit kishte më popullsinë më të dendur nga gjithë sanxhaqet e Perandorisë Osmane në Ballkan, me 5.65 per square kilometre (14.6/sq mi).[10] Mes 1520 dhe 1535 deri në 94,5% e popullsisë së Sanxhakut të Elbasanit ishin të krishterë.[11]

Shekulli i 17-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udhëtari osman Evliya Çelebi shkroi në 1670 se në Elbasan kishte 18 lagje me popullsi myslimane dhe 10 lagje të banuara me ortodoksë dhe katolikë. Ai gjithashtu shprehet se serbët, bullgarët dhe vojnikët (mercenarë osmane të krishterë) nuk kishin leje qëndrimi në Elbasan, përndryshe do vriteshin menjëherë sipas traditash të vjetra.[12] Gjuhën shqipe ishte gjuha e folur nga të gjithë banorët, shumica e të cilëve kishte edhe njohuri të avancuara të gjuhës turke. Tregtarët gjithashtu mund të flisnin greqisht dhe italisht.

Shekulli i 19-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas konsullit rus në Vilajetin e Manastirit, A. Rostkovski, i cili përgatiti një artikull statistikash, në vitin 1897, popullsia e sanxhakut të Elbasanit ishte 56,105: Myslimanët shqiptarë ishin 51,786, të krishterët shqiptarë ishin 3,319, dhe vllehët (arumunët) ishin 1,000.

Shekulli i 20-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të shekullit të 20 është vlerësuar se 15,000 ishte popullsia e Elbasanit, i cili atëherë ishte selia e një peshkopi ortodoks.[13] Në rajonin midis Elbasanit dhe Beratit kishte shumë fshatra të cilat deklaroheshin publikisht si myslimanë, por privatisht jetonin si të krishterë.[14]

Shqiptarët që jetojnë në Elbasan ishin toskë dhe, për shkak se Sanxhaku i Elbasanit, është parë si pjesë e sanxhaqeve që ishin pjesë e Toskërisë, së bashku me sanxhaqet e Gjirkastrës, Prevezës, Beratit, Janinës, Korcës dhe Manastirit.[15]

  1. ^ Ottoman architecture in Albania, 1385-1912, 1990, ...states that Elbasan became a sandjak capital right after 1466 but the usually well informed Tursun Beg noted for 1466: "The sultan attached this fortress of Elbasan to the Sancak of Ohrid and returned to Edirne..." {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "20. yüzyılda Osmanli Vilayetleri" (PDF) (në turqisht). tarihvemedeniyet.org. Marrë më 28 korrik 2011. İlbasan Sancağı ...İlbasan Liva merkezi Grameç Kaza merkezi Peklin Kaza merkeziExternal link in |publisher= (help)CS1 maint: Unrecognized language (link)
  3. ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 49. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ottoman Provinces before 1908
  5. ^ Bizzi 1610.
  6. ^ Jagoš, Jovanović (1947). Stvaranje Crnogorski države. Narodna Knjiga. fq. 103. Marrë më 1 gusht 2011. Под Ћуприлићевом командом били су скадарски Ахмед-паша, елбасански Асан-паша, {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Pelidija, Enes (1989). Bosanski ejalet od Karlovačkog do Požarevačkog mira, 1699-1718. Veselin Masleša. fq. 82. Marrë më 1 gusht 2011. Već 15. maja 1714...već krajem maja .. Numan paša je dobio ferman....Fermani sa sličnim pretnjama su dolazili....Elbasanskom Zejnil-begu {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Gawrych 2006, f. 110.
  9. ^ History of the Macedonian People, 2008, At the same time or nearly in 1467 the citizens from Skopje, ...were expa-triated to the Albanian city of Konjuh (Elbasan), which was constructedas a fortress to help the fighting against Skender-Bey. ... these Christians from Skopje as Elbasan's citizens appeared other families from Ohrid, Kastoria and Serres that were compulsorily moved into this city.. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Vranjski glasnik, Volumes 17-19. Narodni muzej u Vranju. 1984. fq. 26. Marrë më 1 gusht 2011. 1520....На Балканском полуострву само је Елбасански санџак имао већу густину живља (5,65)... In 1520... on Balkan peninsula only Elbasan sanjak had higher population density (5,65)... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Zhelyazkova, Antonina (2000). "Albania and Albanian Identities". International Center for Minority Studies and Intercultural Relations. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2012. Marrë më 10 janar 2011. According to data published by Ö. Barkan, concerning the period of 1520–1535, the Christian population in the sancak of Elbasan ran up to 94.5 per cent. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ 1670 Evliya Chelebi: Seyahatname - a Journey to Berat and Elbasan, 1670 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Raza, Moonis (1906). Geographical Dictionary Of The World In The Early 20th Century. Logos Press. fq. 588. Marrë më 31 korrik 2011. Elbassan, el-basvsan', a town of European Turkey, in Albania, 64 miles SE. of Scutari. It has numerous mosques and is the seat of a Greek bishop....Pop estimated at 15,000 {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Gawrych 2006, f. 27.
  15. ^ Gawrych 2006, f. 23.

Për lexim të mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]