Zef Skiro
At Zef Skiro (lat.: Joseph Schiro, it.: Giuseppe Schirò; Hora e Arbëreshëvet 1690 - Himara 3 dhjetor 1769), ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh, kryepeshkopi i ritit bizantin i Dioqezës së Durrësit[1] dhe vikar apostolik i misionit të Himarës.
Biografia e At Zefit është ende e pa ndriçuar në tersi. Zef Skiroi (Giuseppe Schirò) u lind ne "Piana degli Albanesi" në vitin 1690 dhe ishtë një shkrimtar si dhe Kryepeshkopi i Durrësit dhe Vikar apostolik i ritit lindorë i Himarës. Zef Skiro së bashku me Onufer Konstandinin njihen si themeluesit e shkollave të para shqipe, hapur pikërisht në Himarë. Onufer Konstandini hap shkollën shqipe në Himarë rreth vitëve 1660-1661 dhe kjo nisme vazhdohet më tej pikerisht prej Zef Skiroit. Në misionin apostolik në Himarë, të fillojë një rilindje kulturore dhe shpirtërore shqiptare, themeloi një nga shkollat e para të Shqipërisë në kohën nën dominimin turk. Pavarësisht kundërshtimit të Perandorisë Osmane, shkolla e themeluar nga Skiroi, bashkë me Onufër Konstandini, dha impuls parë realiste një vizion për pavarësi, duke ndërmarrë një rinovim të kulturës kombëtare shqiptare.
Në vitin 2003 Musa Ahmeti publikon një shkrim informativ në të cilin jep të dhënat të sakta bibliografike për pesë tekste të shkurtra shqip, që mbajnë firmën e At Zefit. Më 2006, Bardhyl Demiraj nga Universiteti gjerman Ludwig - Maximilians i ndoçi këto shënimi dhe fillojë studimin e gjurmëve të At Zefit. Sipas Demirajt njato pesë tekste paraqesin të dhënat mbi përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare për herë të parë në institucionet e larta siç është Kuria e Shenjtë dhe vetë kreu i saj, Papa[2].
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania (Arbëreshët e Siçilisë kthehen në Shqipëri)
- ^ ANASH - Viti 1, Numri 2, dhjetor 2006
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pjesë nga teksti: “...Andai i lumri At të lutemi e të falemi gjith se jemi, edhe unë parë pjes të Arbënit të shkruash edhe këtë ndë të tjerë shetëna.”
- Mbi At Zef Skiroit: Z. Skiroi në kulturën e shkrimit shqip të shek. XVIII
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |