Jump to content

Iljaz bej Vrioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ilias Vrioni)
Iliaz bej Vrioni
Kryeministër
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921
Paraprirë ngaSulejman bej Delvina
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Në detyrë
30 maj, 1924 – 10 qershor, 1924
Paraprirë ngaShefqet bej Vërlaci
Pasuar ngaFan Noli
Në detyrë
24 dhjetor, 1924 – 5 janar, 1925
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaAhmet Zogu
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921
Paraprirë ngaMehmet bej Konica
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Në detyrë
3 mars, 1924 – 10 qershor, 1924
Paraprirë ngaPandeli Evangjeli
Pasuar ngaSulejman bej Delvina
Në detyrë
24 dhjetor, 1924 – 6 janar, 1925
Paraprirë ngaSulejman bej Delvina
Pasuar ngaGjergj Koleci
Në detyrë
12 shkurt, 1927 – 18 prill, 1929
Paraprirë ngaHysen bej Vrioni
Pasuar ngaRauf Fico
Të dhëna vetjake
U lind më1882
Berat, Perandoria Osmane
Vdiq më17 mars 1932
Paris, Francë
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etXhemile hanëm Dino
FëmijëtNihal, Ali, Jusuf Vrioni (l. 1916)
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Iljaz ose Ilias bej Vrioni (Berat, janar 1882 - Paris, 17 mars 1932) qe latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.

Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur.

Leu në Berat në oxhakun e Vrionasve, djalë dëshiri i rilindasit Mehmet Ali pashë Vrionit dhe gruas së tij të dytë, Hysnije hanëm Vokopola.[1] Më 1890 i vdiq i ati, duke e lënë kësodore Iljazin jetim, kësodore u rrit në mesin e të bijëve të xhaxhait të tij, Aziz Pashës.[2] Në mjediset e shtëpisë mori mësime shqipeje nga mësuesi shkodran Kolë Kraja.[3]

Nxuri në ruzhdijen e vendlindjes,[4] shkollimin e mesëm e vazhdoi në idadien e Janinës, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës "Mylkie"kryeqytetin e perandorisë. Ku u diplomua më 1905.[5]

Pas Hyrrijetit, qe ndër vitet 1908-1911 kryetar i bashkisë së Beratit.[5] Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.

Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile hanëm Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin.

Më 1920 qe delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjes, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi qe kryeministër dhe min. i Punëve të Jashtme. Iljaz bej Vrioni qe gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqëndruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.[4]

Zgjedhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.[6]

Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare - pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë[4].

Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit.[6] Tashmë qe përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për djetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.

U largua nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.

Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si min. i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 kur emërohet Imzot Gjergj Koleci.

Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 qe ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926.

Ndërroi jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat.[4] Iu gatit një tyrbe nga usta Sinan Hasan Dibra ngjitur me Xhaminë e Plumbit të qytetit.[7]

Në vitin 1946, regjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t'i hedhur ato në lumin OsumBeratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 612. ISBN 99927-780-6-7.
  2. ^ Sulo, Asllan (2004). Ilias Vrioni. Tiranë: Ora. fq. 25. ISBN 999279772X.
  3. ^ Kraja, Kolë (2005). Autobiografi. Shkodër: Phoenix v. 9, nr. 1-6 (40). fq. 55–63.
  4. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 252. ISBN 9789994356225.
  5. ^ a b Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman society: the intellectual legacy (në anglisht). Routledge. fq. 315. ISBN 0-415-34164-7.
  6. ^ a b Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 13–14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 26 prill 2018.
  7. ^ Sulo 2004, p. 193.