SHKOQUR mb.

  • 1. Që është ndarë nga kalliri a nga bishtaja, që është bërë kokrra-kokrra, që është shkoqur. Misër i shkoqur. Kokrra të shkoqura.
  • 2. I thërrmuar, që është bërë thërrime; i shkrifët, kokrra-kokrra. Dhe (gur) i shkoqur. Djathë i shkoqur. Pilaf i shkoqur.
  • 3. I shpërndarë, i shkëputur nga të tjerët, i përhapur. Ishin (mbetën) të ndarë e të shkoqur.
  • 4. bised. I shkoqitur. Lajme të shkoqura. Mendim i shkoqur. I ka fjalët të shkoqura.
  • 5. bised. I thyer, i vogël (për paratë). Para të shkoqura.
  • 6. si em. ~A, ~AT (të) f. vet. Para të shkoqura, para të vogla, të holla. S'kam të shkoqura.

SHKOQUR ndajf.

  • 1. Duke i shqiptuar fjalët në mënyrë të qartë e të plotë, pa i ngatërruar njëra me tjetrën; në mënyrë të dallueshme. Flet shkoqur. I thotë fjalët shkoqur. Shqiptoj shkoqur. U dëgjua shkoqur.
  • 2. Me hollësi, me imtësi; qartë, pa lënë shteg për dyshim a moskuptim; copë, pa dredha. Po ta them shkoqur. Iu përgjigj shkoqur. Ia tregoi shkoqur. Fol më shkoqur! Del shkoqur se ...