shelg m. bot.

  1. Dru ose shkurre me degë të holla e të lakueshme dhe me gjethe gjatoshe, të ngushta a vezake, që rritet zakonisht në vende me lagështi. Shelgu i bardhë. Shelgu i kuq (shelgu industrial) shelgjishtër. Shelgu i zi. Shelgu i egër lloj shelgu që rritet si shkurre e ulët, me gjethe pushatake e me lule të verdha. Shelgu i butë. Shelg lotues (vajtues) lloj shelgu me degë shumë të epshme e të gjata që varen poshtë. Thupër shelgu.