Pedro Alonso
Pedro González Alonso (lindur më 21 qershor 1971) është një aktor spanjoll, shkrimtar dhe artist. Ai u bë i njohur për rolin e Berlin në serialin spanjoll Money Heist (La Casa de Papel) si dhe për rolin e Diego Murquía në dramën historike Gran Hotel.
Biografia
RedaktoAlonso lindi në Vigo, Spanjë. Ai studio në kolegjin e arteve dramatike Royal School of Dramatic Arts në Madrid, ku u diplomua në 1992, si dhe në teatrin e vallëzimit (Teatro de la Danza). Alonso flet rrjedhshëm spanjisht, gjuhën katalane si dhe anglisht. Ai është gjithashtu shkrimtar si dhe artist. Ai publikon punën e tij artistike nën emrin Pedro Alonso O'choro.
Karriera
RedaktoAi njihet për performancat televizive në produksionet Rías Baixas (2003-2005), Maridos e mulleres (2006-2008) Padre Casares(2008-2015) dhe Gondar (2009) si dhe për rolin e Diego Murquía / Adrián Vera Celande në dramën historike Gran Hotel. Ai mori rolin e Berlin në serialin Money Heist (La Casa de Papel), i cili u transmetua në 2017 në stacionin Antena 3, si dhe momentalisht pjesë e transmetimeve në Netflix. Në 2018 ai u zgjodh si "Artisti Ndërkombëtar i vitit", nga revista turke GQ.
Jeta personale
RedaktoAlonso është në një lidhje me hipnoterapisten parisiane si dhe artisten Tatiana Djordevic. Ai ka një vajzë, Uriel nga një lidhje të mëparshme.