9°05′N 79°41′W / 9.08°N 79.68°W / 9.08; -79.68

Kanali i Panamës

Kanali i Panamasë është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër Ngushticën e Panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor. Gjerësinë më të madhe arrinë 350 m ndërsa në pjesën më të ngushtë është i gjërë vetëm 91.5 m. ka thellësi 13.7 m. Pas Kanalit të Suezit paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913. Ky kanal e ndan Amerikën Veriore me atë Jugore.

Kanali i Panamasë që ndanë dy kontinente ai në fakt lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Kalimi i parë nëpër kanalin ujor është inauguruar në vitin 1914 , në të cilin punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1904, dhe vitin 2014 ka festuar 100 vjetorin e hapjes së tij. Nën administrimin e SHBA-ve ishte deri në vitin 1999. Brenda vitit nëpër këtë kanal kalojnë 14.000 anije. Në vitin 1901 Shtetet e Bashkuara arrijnë marrëveshje me qeverinë kolumbiane (ku në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë së Madhe) për të ndërtuar dhe sistemuar kanalin për 100 vjet, por në 1903 qeveria e Kolumbisë përmbyset dhe nuk e ratifikohet marrëveshja.

Shtetet e Bashkuara protestuan në atë kohë dhe Panamaja u bë një Republikë e pavarur nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i dha SHBA-ve lejen për të administruar dhe filluar punën për ndërtimin e kanalit.

Më shumë se 75 mijë punëtorë punuar për 10 vjet për të realizuar ndërtimin e Kanalit, shumë prej tyre të ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mijë punëtor vdiqën gjatë punës, të infektuar edhe nga malaria dhe i verdhëza. Puna gjithashtu u ndërpre shpesh herë për shkak të shirave të forta tropikale.

Kanali i Panamasë është një nga veprat ndërtimore më të rëndësishme në Botë për sa i takon strukturës prej çimentoje, një nga metodat e papërdorura më parë deri atëherë. Në fillim të vitit 1914 kanali ishte gati. Anija e parë që kaloi aty transit ishte anija Ancon. Për Kanalin e Panamasë është projektuar projekti i ri nga SHBA-të, i cili do të fillojë të aplikohet në vitin 2015.

Shih edhe

Redakto