Jo Cox

politikane britanike
This is the stable version, checked on 20 mars 2020. 6 pending changes await review.

Helen Joanne "Jo" Cox[1] (22 qershor 1974 - 16 qershor 2016) ishte një politikane e Partisë Laburiste Britanike. Ajo ishte anëtare e Parlamentit (MP) për zonën e Batley dhe SPEN e votuar në zgjedhjet e saj në maj 2015 deri në vdekjen e saj 13 muaj më vonë, në qershor 2016.

Femijëria, studimet dhe jeta profesionale

Redakto

E lindur në Batley, West Yorkshire, dhe rritur në Heckmondwike, Cox u diplomua nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 1995 para se të fillonte punë si asistente politike. Ajo pastaj u bashkua me iniciativën ndërkombëtare bamirëse dhe humanitare Oxfam, ku ajo u zhvillua dhe profesionalisht për t'u bërë kreu i politikave dhe avokimit të Oxfam GB.

Karriera politike

Redakto

Në pozicionin e deputetes së partisë Laburiste, Cox konsiderohej një aktiviste në çështjen e luftës civile në Siri.[2] Ajo themeloi dhe kryesoi grupin ndërparlamentar 'Miqtë e Sirisë'; Ajo është përshkruar si "një aktiviste e palodhur" për refugjatët.

Atentati

Redakto

Më 16 qershor 2016, Cox u qëllua dhe u godit me thikë disa herë në Birstall, ku ajo kishte qenë për një takim politik. Ajo vdiq nga plagët e saj rreth një orë më vonë. Një burrë 52-vjeçar[3] është arrestuar në lidhje me sulmin.[4]

Referimet

Redakto
  1. ^ https://www.thegazette.co.uk/London/issue/61230/page/9119
  2. ^ http://www.yorkshirepost.co.uk/news/i-ve-been-in-some-horrific-situations-mp-1-7642788
  3. ^ http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=329254
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2016. Marrë më 18 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto

www.jocox.org.uk