Haki Sermaxhaj
Myderriz Haki ef. Sermaxhaj lindi më 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës (Kamenicë), në një familje me tradita fetare e atdhetare, i edukuar dhe i formuar si intelektual i guximshëm për çështjen e Besimit fetar, për kombin dhe Atdheun
Pasi kreu shkollën fillore në vendlindjen e tij në gjuhën serbe me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1925/26, Hakiu regjistrohet në “Meddah” medresen e Shkupit në vitin 1927/28 për t'u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti i shquar Ataullah Kurtishi.
I porsa kthyer nga përfundimi i medresesë “ Meddah” të Shkupit ku merr titullin Myderriz në vitin 1940, Haki Efendiu fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik, në Medresenë “ATIK” të Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatë kësaj kohe ai bënë reformimin e medresesë. Ajo që është më e rëndësishmja e që do të luaj rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit kombëtar është futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimi për herë të parë në Medrese.
Pas Luftës së Dytë Botërore, inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, demokraci e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me riokupimin sllavo-komunst të viseve etnike Shqiptare, Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e L.L.T.Sh. (Lëvizja për lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugosllavisë, që kishin program dhe aspirate politike kombëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqës dhe organizator i aftë duke qëndruar në krye të Komitetit të Qarkut NDSh-së për Rrethin e Gjilanit, për shpëtim e bashkim kombëtar.
Pas zbulimit dhe burgosjes së KQ me qendër në Shkup, në gjysmën e dytë të muajit gusht të vitit 1946, burgoset edhe Haki Sermaxhaj në burgun e OZN-ës së Qarkut të Shkupit, ndaj të cilit përdoren torturat nga mëtë tmerrshmet çnjerëzore, si pasojë e të cilave sëmuret rëndë dhe nuk i ofrohet kurfar ndihme mjekësore. Ishte kjo arsyesja që Hakiu të mos gjykohet së bashku me të tjerët në “ Procesin e Gjilanit”, por për të do të organizohet gjykim veçant në Gjygjin e qarkut në Gjilan, ku dënohet me 20 vjet burgim të rëndë. Për vuajtje të dënimit dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit.
Myderrizi Haki ef. Sermaxhaj vdiq më 27 janar 1948, pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa shokë, me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në tokën e huaj.
Veprimtaria
Redakto“Unë jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje ose bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë… Jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin meSerbi…”(Tetor,1944)[1] . Kjo thënie paraqet përcaktimin e pashmangshëm të politikës largpamëse, dhe përpjekjet e tij për unifikim të shqiptarëve pa dallime, qofshin ato fetare, kulturore a ideologjike, vetëm e vetëm që shqiptarët të jenë në një shtet të lirë dhe tëbashkuar. Jo vetëm Haki Eendiu, por pothuajse të gjithë studentët që u shkolluan në medresenë e Shkupit, ishin pjesëvepruese e emancipimit dhe zhvillimit të kombit shqiptar në trojet etnike. Roli i Imamëve dhe Ulemasë në Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare”:“Pas Luftës së Dytë Botërore inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me ripushtimin serbo-komunist të viseve etnike shqiptare[2], Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e LPLTSH-së (Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugosllavisë, të cilat kishin program dhe aspirata politike kombëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqës dhe organizator i aftë, duke qëndruar në krye të Komitetit të Qarkut NDSH-së për Rrethin e Gjilanit, për shpëtim e bashkim kombëtar”. Historia e Haki Ef. Sermaxhajt paraqet dy aspekte të rëndësishme të kohës, të cilat padyshim janë tipare edhe të pjesës elitare tëkësaj periudhe, si:edukimi fetar e intelektual, por dhe edukimi kombëtar deri në shkallën e çlirimit kombëtar. Në luftën e Kikës dhe të Velegllavës, të 28 qershorit të vitit 1944, forcat partizane-çetnike të UNÇJ-s nuk zgjidhnin rrugë për të masakruar shqiptarët, të cilët kishin hetuar tradhtinë që u bëhej në emër të Luftës “Çlirimtare” partizane. Sipas Limon Stanecit korrespodent i Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, nga ana e forcave partizane ishin të vrarë 143 veta dhe 209 të plagosur, si dhe një vajzë e zënë rob, kurse nga ana e Mbrojtjes Kombëtare pati 3 ushtarë dhe 31 vullnetarë të vrarë. Në këtë betejë, e cila kryepersonazh kishte Mulla Idriz Gjilanin, i shoqëruar edhe nga Haki Ef. Sermaxhaj, Mulla Mehmeti,Haqif Tetova,Lot Vaku, Osman Agë Biçku dhe shumë të tjerë vullnetarë e krerë që ishin në mbrojtje të kufirit.Që nga Lufta e Velegllavës e 28 qershorit të vitit 1944, përderisa hynë forcat çetnike në Gjilan e rrethinë, më 16 nëntor 1944, Myderriz Haki Efendiu do të qëndrojë me ditë të tëra në mbrojtje të kufirit, ndërsa nganjëherë do të udhëheq grupe të caktuar vullnetarësh. Myderrizi së bashku me Lot Vakun, kap.Shefqet Bylykbashi, Bajram Ahmet Tygjeci,Sadri Misini-Shipashnica, Mehmet Topanica dhe Syl Dajkoci kishin pasur një takim edhe Abdulla Krashnica.Në fushë të hapur midis Bujanocit dhe Tërnocit, Haki Efdiu kishte theksuar: “Abdullah, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me komunistë,por kurrën e kurrës bashkim me Serbinë” Abdullah Krashnica gjatë bisedës kishte përmendur Kartën a Atlantikut e nënshkruar nga antifashistët në shtator të vitit 1941, ku përveç të tjerave, kishte thënë se kjo garanton bashkimin me Shqipërinë[1].Haki Efendiu kishte vazhduar përpjeket për bashkim kombëtar,për çka një rezonim i tillë e përcolli deri në vdekjen e tij nëpër burgjet namkëqija të Jugosllavisë, pasi që puna dhe kontributi i Myderrizit ka kontinuitet dhe ideal të përbashkët, si: Hoxha Tahsini, Muhamet Çami, Myderriz Imer Prizreni, Hafiz Ali Ulqinaku, Haxhi Ali Elbasani, Hafiz Ali Korça, Haxhi Mulla Zeka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Adem Boriçi, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Hasan Masurica, Haxhi Ismet Dibra, Mulla Isuf Kraja, Mulla Said Najdeni, i njohur si Hoxhë Voka, Mulla Zekë Bërdynaj, Mulla Sinan Duga, Mulla Emin Miftari, Mulla Musë Dërguti, Tahir Efendi Lluka, Mulla Haki Sharofi, Mulla Hasan Nahi, Mulla Vesel Guta, Mulla Sadri Prestreshi. (Sh.K)
Burimi i të dhënave
Redakto- Mr. Aliriza Selmani - Hafiz Avni Aliu, Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Lidhja e historianëve të Kosovës "Ali Hadri" Prishinë, 2005.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ Se sa ishte i brumosur dhe liridashës reflekton edhe kjo thënie e Haki Ef. Sermaxhës,prof. Ma. Aliriza Selmani, historian
- ^ Se sa dhe si veproi Haki Ef. Sermaxhaj për të drejtat e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, flet edhe ky argument i Ramadan Gashit