Anton Pashku (Grazhdanik, 8 janar 1937 - Prishtinë, 31 tetor 1995) ka qenë shkrimtar shqiptar. Pashku është klasik i letërsisë shqipe[1] dhe një ndër stilistët më të mirë të kësaj letërsie.[2]

Anton Pashku
Anton Pashku
Anton Pashku
U lind më (1937-01-08) 8 janar 1937 (87 vjeç)
Grazhdanik, afër Prizrenit Kosova
Kombësiashqiptar
Gjinitë letraretregime, roman, dramë
Punët e shquara

Biografia

Redakto

Lindi në Grazhdanik të Hasit të Thatë,[3] afër Prizrenit, i biri i Toninit dhe Getës. I ati ishte nga Karashëngjergji dhe punonte bukëpjekës, ndërsa e ëma nga Zymi.[4] Familja e tij u takonte Bytyçëve, i fisit Thaç, mbiemri Pashku u mbeti nga emri i gjyshit. Pak pasi lindi, familja u vendos në Prizren, ku kaloi fëmijërinë. Ndërkohë, më 1951 i ati me familjen u zhvendos në Prishtinë, e Antoni vijonte shkollimin në Prizren.[5]

Shkollën fillore dhe pesë klasë të gjimnazit të ulët i kreu në Prizren, kurse tri klasat e gjimnazit real, bashkë me maturën, në Prish­tinë. Që nga viti 1958 punoi në gazetën “Rilindja”, në fillim gazetar e më vonë redaktor i rubrikës së kulturës.[5] Në tetor te vitit 1971, pak muaj mbas botimit të Oh-ut, te faqet e kulturës gazeta ”Rilindja” e Prishtinës u botua teksti polemik ”Vox clamanti in deserto”, nënshkruar nga shkrimtarë të rinj, disa të njohur, ndër të cilët Anton Pashku. Ky u pa si manifest kundër realizmit socialist, i doktrinës zyrtare në Shqipëri, më herët edhe në Jugosllavi, e cila ndikonte edhe në letërsinë shqipe të Kosovës. Teksti i është atribuuar parësisht Anton Pashkut, ndonëse ai ishte nënshkruesi i fundit, i teti. Kjo bëri që policia letrare në Shqipëri ta damkoste.[6] Skandali mori gati përmasa politike.[5]

Më 1973 u inkuadrua në Re­daksinë e Botimeve të NBG “Rilindja”, redaktor i prozës dhe dramës. Pashku ka qenë edhe redaktor i revistës letrare Jeta e Re dhe revistës Fjala. Ka shkruar kryesisht tregime, romane, drama. Tregimin e parë e ka botuar më 1955 në revistën letrare Jeta e Re.[4] Ishte aktiv në vitet 1955-1976.[7]


Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995.

Cilësohet në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.[8]

Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe.[9] Anton Pashku, specifikisht, është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, observimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar. Pashku eci kundër rrymës së realizmit socialist duke ngritur një kullë letrare avangarde.[10] Duke qenë mënyrë krejt e re e shkrimit letrar në shqip, nuk u pranua lehtësisht, për shkak se ishte shkrim pak si tepër labirinthik për praktikën letrare shqiptare dhe shijet letrare të kohës.[11] Mungesa e lumturisë në letërsinë e Pashkut shihej me dyshim dhe mohim nga kritika ideologjike komuniste e kohës.[9]

Tregime

Redakto

Tregimin e parë "Në gjiri" e botoi në vitin 1955 në revistën letrare Jeta e Re ndërsa në vitin 1961 vëllimin e parë me tregime.[12] Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.

Romani "Oh"

Redakto

Oh është romani i parë modern në letërsinë shqipe, romani i parë që luan fort me kohën dhe hapësirën. Ai, me strukturën dhe kompozicionin që ka, ka lëkundur kufijtë e zhanrit.[13] Ka shenja të theksuara simbolike, shenja të antiromanit dhe të romanit të ri.[13][14] Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij.

Anton Pashku është nismëtari i modernizmit të dramës shqipe, çelës udhe, posaçërisht i modelit të dramës së absurdit.[15] Me dramat «Sinkopa» (1968) dhe «Gof» (1976), bëri një thyerje të ndjeshme në mënyrën e të shkruarit të dramës shqipe. Forma dramatike pëson një ndryshim radikal, përsoset dhe shndërrohet në një stimuluese të shprehjes së ideve me fuqi universale duke shfrytëzuar me sukses gjuhën e metaforave dhe simboleve shumështresore, kuptimet e fshehura dhe nëntekstet e vështira për t’i deshifruar. Pashku e afroi modelin e dramës shqipe me atë të simotrave europiane e botërore duke e tejkaluar madje “horizontin e pritjes” së kohës së vet, qoftë e marrë kjo në raport me modelet e aplikuara nga letërsia e kohës së tij, qoftë nga teatri dhe publiku, qoftë nga lexuesi ende i papërgatitur, qoftë edhe nga kritika e cila ndiqte si standard vlerësimi parime të tjera tradicionaliste. Risitë e tij mund të konstatohen qartazi brenda parametrave që ndiqte drama absurde, ajo surrealiste dhe ajo ekzistencialiste në letërsitë e vendeve europiane.[16] Në rrafsh formal, stilistik e tipologjik, në dramat Sinkopa dhe Gof aplikohen me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit.[17]

Titujt e veprave

Redakto

Vepra të zgjedhura

Redakto
  • Kjasina, tregime të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1973
  • Lutjet e mbrëmjes, tregime të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1978
  • Tragjedi moderne, dramat Gof dhe Sinkopa, Rilindja, Prishtinë, 1982
  • Aventurat e tezes, tregime të zgjedhura, ASHAK, 2019

Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:

  • Tregime fantastike, Rilindja, Prishtinë, 1986
  • Oh, Rilindja, Prishtinë, 1986
  • Tragjedi moderne, Rilindja, Prishtinë, 1986

Literatura

Redakto
  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
  • Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Brahaj, Manjola (2017). PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES' - punim doktorature (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
  • Rrahmani, Kujtimt (2019). "Habia e Anton Pashkut: Oh". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Gashi, Agron (2020). "ANTON PASHKU: TREGIMI I PARË, RRËFIMI I FUNDIT". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 26. Prishtinë: ASHAK.
  • Hamiti, Muhamet (2020). "TOPOSI I VENDIT TË PËLQYESHËM (LOCUS AMOENUS) KARSHI BOTËS SË PËRMBYSUR TE OHU I ANTON PASHKUT". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 26. Prishtinë: ASHAK.
  • Çitaku, Muhamet (2018). "Romani simbolist i Kosovës". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 24. Prishtinë: ASHAK.
  • Visoka, Avdi (2019). "Albert Kamy". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.


Referime

Redakto
  1. ^ Krasniqi 2019, p. 161.
  2. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). fq. 211. ISBN 978-0-8108-7483-1.
  3. ^ Elsie 2010, p. 134.
  4. ^ a b "Anton Pashku, In Memoriam". ashak.org. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
  5. ^ a b c "Anton Pashku, autobiografia e panjohur, shkruar para se të vdiste". Shqiptarja.com. 2013 [1995]. Marrë më 18 shtator 2019.
  6. ^ Hamiti 2020, p. 198
  7. ^ Brahaj 2017, p. 140
  8. ^ Elsie, Robert (2004). "The Hybrid Soil of the Balkans: A Topography of Albanian Literature". History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures and Disjunctures in the 19th and 20th Centuries (në anglisht). Vëll. 2. John Benjamins Publishing. fq. 299. ISBN 9789027234537.
  9. ^ a b Krasniqi 2019, p. 157.
  10. ^ Gashi 2020, p. 307
  11. ^ Hamiti 2020, p. 198
  12. ^ Gashi 2020, p. 308-309
  13. ^ a b Gashi 2020, p. 311-312
  14. ^ Brahaj 2017, pp. 13.
  15. ^ Halili 2013, p. 5.
  16. ^ Halili 2013, p. 6-7.
  17. ^ Halili 2013, p. 200.